Revista Time shpall Taylor Swiftin si person të vitit
Revista Time shpalli Taylor Swift si personin e vitit. “Zgjedhja e një personi që përfaqëson tetë miliardë njerëzit në planet nuk është detyrë e lehtë. Ne bëmë një zgjedhje që përfaqëson gëzimin. Dikush që po sjell dritë në botë, “- tha Sam Jacobs, kryeredaktori i revistës, në programin “Sot” të NBC të mërkurën në mëngjes”. Swift u shpall personazh i vitit në një listë finalistësh, përfshirë Barbie-n, mbretin Charles III, dhe shefin e kompanisë OpenAi, Sam Altman. “Arritjet e Swift-it si artiste – kulturore, kritike dhe komerciale – janë kaq legjionale saqë t’i rrëfesh ato duket thuajse e kotë”, shkruante revista. Gjatë këtij viti, ajo është përmendur vazhdimisht për suksesin e turneut të saj Eras, për lançimin e albumit ‘1989’ dhe lidhjes me Travis Kelce. Swift është bërë gjithashtu temë e interesit akademik dhe (edhe më shumë) gazetaresk: Universiteti i Harvardit do të ofrojë një klasë “Taylor Sëift dhe bota e saj” dhe Gannett, zinxhiri më i madh i gazetave në Shtetet e Bashkuara, caktoi një reporter special për të mbuluar asgjë tjetër veç Swift.