Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Mërkuri

Shumë gjëra që njeriu kalon në jetë, nuk i shjegon dot, megjithëse i provon çdo ditë. Pse mërzitet, kur nuk ka asgjë për t’u shqetësuar? Disa i shpjegojnë këto edhe me sjelljen e yjeve ose planeteve.
Mërkuri retrogradë është një nga fenomenet qiellore më të referuara – dhe më të frikshme – të kulturës moderne, por astrologët dhe vëzhguesit e rastësishëm të yjeve thonë se ka pak arsye për t’u frikësuar nga kjo dukuri.
Në astronomi, Mërkuri retrograd është një iluzion i shkaktuar nga shpejtësi të ndryshme orbitale. Kur Mërkuri (planet me lëvizje të shpejtë) kalon pranë Tokës (planet që lëviz më ngadalë), duket sikur Mërkuri lëviz prapa nëpër qiell, ndërsa Toka përpara përgjatë shtegut eliptik.
Nga një këndvështrim astrologjik, Mërkuri rregullon komunikimin, transportin dhe intelektin. Kështu, sa herë që ky planet shkon retrogradë, këto aspekte të jetës ngecin, varfërohen ose pengohen. Gabimet e teknologjisë janë të shumta dhe udhëtimet – qofshin ato në distanca të gjata apo thjesht udhëtim i përditshëm – bëhen më të trurbullt dhe ngacmues.
Megjithatë, ka diçka pozitive nga kjo situatë yjore. Mërkuri retrogradë na inkurajon të flasim me mend, të lëvizim me qëllim dhe të ngadalësohemi; nuk garanton katastrofë, por na kujton të qëndrojmë të vetëdijshëm dhe të përgatitemi për mundësitë.
Ne nuk mësojmë shumë kur gjërat shkojnë mirë. Është kur gjërat shkojnë keq, ne mësojmë më shumë. Çdo qenie njerëzore është krijuar të jetë mister i thellë për tjetrin.
Njeriu është një mendimtar i ngadaltë; makina është e shpejtë, e saktë dhe e lehtë për t’u përmbysur.
Ndonjëherë mësojmë shumë nga dështimet tona, nëse kemi vënë në përpjekje mendimin dhe punën më të mirë për të cilën jemi të aftë, thotë Thomas Edison,
Mund të mos i kontrollojmë të gjitha ngjarjet që ndodhin, por mund të vendosim të mos prekemi prej tyre. Gjysma e asaj që thuhet është e pakuptimtë, por është gjysma tjetër që arrin. Shumë shpesh në marrëdhënie të ngushta, tema që diskutohet nuk është fare subjekt. Sigurisht që motivimi nuk është i përhershëm. Por atëherë, as larja nuk është; por është diçka që duhet ta bëjmë rregullisht. Nuk ka humbje të mëdha pa ndonjë fitim të vogël. Është mirë të flasim qartë, nëse flasim; çdo fjalë duhet gdhendur para se ta lëmë të bjerë.
Kompjuterët e bëjnë më të lehtë të bëjmë shumë gjëra, por shumica e gjërave që bëjnë më të lehtë nuk kanë nevojë të bëhen.
I dobëti nuk mund të falë kurrë. Falja është atribut i të fortit, shrehej Mahatma Gandhi.
Kur nuk jemi më në gjendje të ndryshojmë një situatë, ne sfidohemi të ndryshojmë veten.
Please follow and like us: