Eva Vatoci: Ndërsa bie shi…
Ndërsa bie shi, qortoj veten për pavendosmërinë time:
“Pavendosmëria,” them unë, “nuk është një virtyt
dhe një ditë do të pendoheshe
përse gjërat i lë të ikin kaq lehtë.”
Por kështu është në rini,
kështu është me secilin prej nesh.
Dhe ndërsa aroma e lagësht e shiut mbush çdo pore,
nuk mendojmë asgjë
të bindur,
edhe pse këtë askush nuk na e ka thënë,
se do të jetojmë përgjithmonë.
Please follow and like us: