Albspirit

Media/News/Publishing

Nexhat Merxhushi, një jetë në shërbim të Çamërisë

Nexhat Merxhushi mbylli kapitullin e jetës mes njerëzve të gjallë, duke u shndërruar në një ëngjëll të pavdekshëm, pasi ai e përmbushi më së miri detyrimin që kemi të gjithë karshi Çamërisë. Ai do të mbetet një figurë emblematike e komunitetit tonë, me vlera të mirëfillta atdhetare e patriotike, me një kontribut të madh qysh në themelimin e Shoqatës Patriotike Çamëria dhe më herët, si organizator e veprimtar i shquar kombëtar, si studiues, polemist e historian, si dëshmitar i gjenocidit, që hodhi dritë mbi episode të panjohura të masakrave në Paramithi, përmes shumë botimeve dhe studimeve, të mbështetura edhe nga Fondacioni ynë. Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsin”, në misionin e tij për të promovuar historinë dhe kulturën çame, gjeti te Nexhati një bashkëpunëtor të ngushtë .
Nexhat Merxhushi do të mbetet frymëzues i rrugës sonë të drejtë për çështjen çame dhe inspirues për gjeneratat e ardhshme për shembullin, sakrificën dhe punën e Tij. Shembulli i Tij do na shërbejë si forcë në mbrojtje të të drejtave dhe idealeve tona kombëtare.
Ngushëllime familjarëve dhe gjithë anëtarëve të Shoqatës Patriotikë Çamëria!
Dritë i pastë shpirti që nuk gjeti kurrë prehje nga malli për Çamërinë!
Please follow and like us: