Albspirit

Media/News/Publishing

Pushtimet e huaja antike ndaj territorit izraelit të Palestinës

Skënder Jashari

Aleksandri i Madh

 

Ka shumë ngjashmëri mes ne shqiptarëve dhe hebrejve, përfshirë edhe pushtimet e huaja. Këto pushtime kanë tjetërsuar, asimiluar, asgjësuar popullatën vendase. Prandaj edhe në këtë rast, popullata hebreje e territorit izraelit të Palestinës, është asimiluar, asgjësuar, shpërngulur përgjatë historisë. Fatmirësisht nga 1948, kanë shtetin e tyre, që kanë treguar që e meritojnë duke e bërë të vetmin shtet demokratik në Lindjen e Mesme.

Pushtimi egjiptian

Historia për territorin Izraaelit, fillon me Betejën e Megidos, e vitit 1469 para Krishtit, mes forcave Egjiptiane të komanduara nga Faraoni Thutmose III i cili shkatërroi koalicionin Kananit të komanduar nga mbreti i Kadeshit. 1

Derisa historianët e theksojnë, që Filistinët në territorin e Izraelit të sotëm kishin arritur në shekullin XII para Krishtit, e që kishin ardhur nga brigjet e Detit Egje, duke u përzier me popullatën lokale Kananite. 2 Faraoni Ramzesi III i shkatërroi Pelestët (Filistinët), rreth shekullit XII para Krishtit, e që i zhvendosi në bregun jugor të braktisur të Kananit. 3 Kampanja ushtarake Egjiptiane e komanduar nga Faraoni Shoshenq I i dinastisë së 22-të, kundër Mbretërisë Judease, përmendet edhe në Biblën Hebreje, në Librat 1 Mbretërit 14:25 dhe 2 Kronikat 12:1-12, e cila ndodhi rreth vitit 926 para Krishtit, 4 e pasuar nga Beteja e Liqenit të Thartë, rreth vitit 925 para Krishtit. 5 E që në këtë rast kishte pushtu edhe Negevin, por me gjasë edhe Filistinën. 6

Pushtimi babilonas dhe persian

Nabukodonosori II e pushtoi Filistinën në vitin 604 para Krishtit, duke e djegur Ashkelonin, 7 e që pas këtij viti Filistrina u zhduk nga historia. 8 Për të pasuar pastaj me

————————

1 The Battles of Armageddon: Megiddo and the Jezreel Valley from the Bronze Age to the Nuclear Age, Eric H. Cline, University of Michigan Press, 2002, faqe 16-17.

2 “In the Shadow of Phoenicia”, Benjamin M. Sullivan, 2018, The Journal of Hellenic Studies, 138: 67–79, (70); Kings and the Ideology of Kingship in Early Greece (c. 1200-700 B.C.), Epic, Archaeology and History, John Richard Lenz, 1993, faqe 29.

3 The Philistines in Transition: A History of the Philistines from Ca. 1000-730 B. C. E., Carl S. Ehrlich, Brill, 1996, faqe 7; Philistine Iconography: A Wealth of Style and Symbolism, David Ben-Shlomo, Saint-Paul, 2010, faqe 16.

4 Troy Leiland Sagrillo, 2015. “Shoshenq I and biblical Šîšaq: A philological defense of their traditional equation”. In Solomon and Shishak: Current perspectives from archaeology, epigraphy, history and chronology; proceedings of the third BICANE colloquium held at Sidney Sussex College, Cambridge 26–27 March 2011, Edituar nga: Peter J. James, Peter G. van der Veen dhe Robert M. Porter, British Archaeological Reports (International Series) 2732, Oxford: Archaeopress, faqe 61–81; “The Last Labayu: King Saul and the Expansion of the First North Israelite Territorial Entity”. Israel Finkelstein, 2006, Essays on Ancient Israel in Its Near Eastern Context: A Tribute to Nadav Naʼaman. Eisenbrauns, faqe 171 ff.

5 David, Solomon and Egypt: A Reassessment (JSOT Supplement), Paul S Ash, Sheffield Academic Press, 1999, faqe 52–53.

6 On the Reliability of the Old Testament, K.A. Kitchen, William Eerdmans & Co, 2003, faqe 10, 32–34, 607.

7 The New American Bible, Translated from the Original Languages with Critical Use of All the Ancient Sources Including the Revised Psalms and the Revised New Testament, Confraternity of Christian Doctrine, 2011, faqe 913; NKJV, Cultural Backgrounds Study Bible, Bringing to Life the Ancient World of Scripture, Editor:Craig S. Keener, John H. Walton, 2017, faqe 1403; Philistine Iconography: A Wealth of Style and Symbolism, David Ben- Shlomo, Saint-Paul, 2010, faqe 17.

8 Confronting the Past, Archaeological and Historical Essays on Ancient Israel in Honor of William G. Dever, William G. Dever, 2006, faqe 260; The Gaza Strip, Its History and Politics – From the Pharaohs to the Israeli.

——————-

periudhën e pushtimit Persian në vitet 539-332 para Krishtit, e më pas të rënë nën pushtimin e Aleksandrit të Madh. 9 Në periudhën e pushtimit Persian, Filistinët humbën identitetin e tyre dallues etnik, e që u zhdukën nga burimet historike dhe arkeologjike në fund të shekullit të V para Krishtit. 10

Pushtimi helen

Rreth vitin 200 apo 198 para Krishtit, Perandori Seleucid Antiochus III i Madh, e pushtoi Palestinën, 11 poashtu edhe në fund të vitit 170 a fillim të vitit 169 para Krishtit, Antiochus( Antiochus IV Epiphanes) invadoi në Egjipt me gjasë shkaku i trazirave në Palestinë, e që triumfoi sërish. 12 Edhe në pranverë të vitit 168 para Krishtit, invadoi në Egjipt, por u detyru të tërheqej nga forcat Romake. 13 Në vitin 103 para Krishtit, Alexander Jannaeus e shtriu mbretërinë Hasmoneane të Judesë në qytetet bregdetare greke përgjatë territorit izraelit të Palestinës. 14

Pushtimi romak

Perandoria Romake, në kohën e perandorit Pompeu e pushtoi Sirinë në vitin 64 para Krishtit, në luftën e III Mithridatike, pas disfatës së mbretit armen Tigranit të Madh, 15 saktësisht pushtoi Palestinën në vitin 66 para Krishtit, 16 derisa trupat romake në vitin 63 para Krishtit e u vendosën në Palestinë. 17 Kurse në vitin 37 para Krishtit, Perandori Herodi i Madh, e fitoi luftën përfundimtare kundër mbretit të fundit Antigonus II Mattathias, Hasmonean të Judesë.

——————

9 Invasion of 2009, Nathan Shachar, 2009, faqe 20; Philistine Iconography: A Wealth of Style and Symbolism, David Ben-Shlomo, Saint-Paul, 2010, faqe 17.9 God’s Word for Our World, Vol. 1, Volume 1, Deborah L. Ellens, J. Harold Ellens, Isaac Kalimi, Rolf Knierim, 2004, faqe 370; The Oxford Handbook of the Archaeology of the Levant, C. 8000-332 BCE, Editor:Ann E. Killebrew, Margreet L. Steiner,2014, faqe 111; Civilizations of the Ancient Near East, Volume 2, Jack M. Sasson, 1995, faqe 1215; Chronological Tables, Avraham Negev, Shimon Gibson, 2001, faqe 556.

10 Meyers, Eric M. (1997). The Oxford Encyclopedia of Archaeology in the Near East: Volume 4. Oxford, United Kingdom: Oxford University Press, faqe 313.

11 All the People in the Bible, An A-Z Guide to the Saints, Scoundrels, and Other Characters in Scripture, Richard R. Losch, 2008, faqe 140; Intercultural Economic Analysis, Theory and Method, Rongxing Guo, 2009, faqe 33; The Umayyads, The Rise of Islamic Art, Museum With No Frontiers, 2000, faqe 211; Historical Dictionary of Palestine, Ilan Pappe, Johnny Mansour, 2022, faqe xix; Imperialism and Jewish Society, 200 B.C.E. to 640 C.E, Seth Schwartz, 2009, faqe 53; Faiths Across Time [4 Volumes], 5,000 Years of Religious History, J. Gordon Melton,2014, faqe 217.

12 An Introduction to Second Temple Judaism: History and Religion of the Jews in the Time of Nehemiah, the Maccabees, Hillel, and Jesus, Lester L. Grabbe, A& C Black, 2010, faqe 14-15.

13 The History of the Jews in the Greco-Roman World, Peter Schäfer, Psychology Press, 2003, faqe 40; An Introduction to Second Temple Judaism: History and Religion of the Jews in the Time of Nehemiah, the Maccabees, Hillel, and Jesus, Lester L. Grabbe, A&C Black, 2010, faqe 15.

14 Imperialism and Jewish Society: 200 B.C.E. to 640 C.E, Seth Schwartz, Princeton University Press, 2009, faqe 38.

15 Between Rome and Jerusalem: 300 years of Roman-Judaean relations, Martin Sicker, 2001, faqe 39-41.

16 Biblical Captivity, Aggression and Oppression in the Ancient World, Robert Kimball Shinkoskey, 2012, faqe 85; Le Mie Ricette Preferite, Josh Seventh, 2021, faqe 2; Conflict in the Holy Land, From Ancient Times to the Arab- Israeli Conflicts, Editor: Robert C. DiPrizio, 2020, faqe 279.

17 The Jewish People, An Illustrated History, Yohanan Aharoni, 2006, faqe 66; A History of Palestine, From the Ottoman Conquest to the Founding of the State of Israel, Gudrun Krämer, 2011, faqe 12; All the Genealogies of the Bible, Visual Charts and Exegetical Commentary, Nancy S. Dawson, Eugene H. Merrill, Andreas J. Kostenberger, faqe 491; Alexander to Constantine: Archaeology of the Land of the Bible, Volume III, Eric M.Meyers, Mark A. Chancey, Yale University Press, 2012, faqe 50.

———————-

Në vitet 66-70 pas Krishtit, shpërtheu Revolta e I Hebreje, e cila u shtyp e që në vitin 67, me legjionet romake që pushtuan Palestinën, 19 kurse më 69 Vespasiani pasi ishte deklaruar Perandor romak, kishte marr komandën e legjioneve romake dhe kishte hy në Palestinë, 20 Jerusalemi ra në vitin 70 të Erës tonë dhe shkatërruan Tempullin e Dytë, 21 i gjithë regjioni i Judesë, Samarisë dhe Galilesë u emëruan Palestinë(Palaestina). 22 Për të vazhduar pastaj në vitin 106 pas Krishtit, me ankesimin e territoreve Nabateane, duke e njohur me emrin si province Arabe. 23

Perandori Hadrian e vizitoi Sirinë, Palestinën dhe Arabinë në vitin 129/130, 24 pak pas thyerjes së revoltës Bar Kokhba, e vitit 132-135, perandori romak Hadriani, ia ndryshoi emrin provincës së Judes, 25 duke e quajtur “Siria palestineze” 26 dhe formoi Aelia Capitolina mbi rrënojat e Jerusalemit, e që kjo sipas shumicës së studiuesëve konkludohet si përpjekje për të zhdukur lidhjet e popullit hebre me regjionin. 27 Edhe pse është e diskutueshme në lidhje me ndërrimin e emërtimit dhe arsyes. 28 Në vitin 222 Cezarea bëhet selia metropolitan e Palestinës. 29 Për një kohë të shkurtër u formu Perandoria Palmirene, por që në vitin 272 perandori romak Aureliani e rifitoi kontrollin ndaj Palmirës. 30 Mbrete Zenobia Septimia, sundimtare e Perandorisë Palmirase, pushtoi pjesën më të madhe të lindjes të Perandorisë Romake, përfshirë edhe Palestinën, 31 por kjo e fundit është ripushtu nga Perandoria Romake sërish më 272. 32

Pushtimi bizantin

——————-

18 Chronological Tables, Avraham Negev,Shimon Gibson, 2001, faqe 556.

19 Imperialism and Jewish Society: 200 B.C.E. to 640 C.E, Seth Schwartz, Princeton University Press, 2009, faqe 52.

20 The Archaeology of the Holy Land: From the Destruction of Solomon's Temple to the Muslim Conquest, Jodi Magness,Cambridge University Press, 2012, faqe 139.

21 The Archaeology of the Holy Land: From the Destruction of Solomon's Temple to the Muslim Conquest, Jodi Magness,Cambridge University Press, 2012, faqe 140.

22 Byzantium and the early Islamic conquests, Walter Emil Kaegi, Cambridge: Cambridge University Press, 1995, faqe 41; Living in Laodicea, Shawn Stamp, faqe 180.

23 Greco-Roman Culture and the Galilee of Jesus, Mark A. Chancey, Cambridge University Press, 2005, faqe 62; The Roman Near East, 31 B.C.-A.D. 337, Fergus Millar, Harvard University Press, 1993, faqe 371.

24 Greco-Roman Culture and the Galilee of Jesus, Mark A. Chancey, Cambridge University Press, 2005,faqe 103.

25 http://www.usd.edu/~clehmann/erp/Palestine/history.htm (qasur më: 12.12.2023); Studies in Hellenistic Judaism, Louis H. Feldman, 1996, faqe 567; The Jewish Question, Biography of a World Problem, Alex Bein, 1990, faqe 34.

26 Roman Syria and the Near East, Kevin Butcher, 2003, faqe 443.

27 Dio’s Roman History, Volume VIII, Books 61-70, Dio Cassius, World: Loeb Classical Library, 1927, faqe 447; A History of the Jewish People, H.H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe 334; The archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty Publications, 2005, faqe 33.

28 “Some Observations on the Name of Palestine”; Louis H. Feldman, Hebrew Union College – Jewish Institute of Religion, 1990, faqe 19; “When Palestine Meant Israel”, David Jacobson, Biblical Archaeology Review, 2001, faqe 44-45.

29 Matthew and His World: The Gospel of the Open Jewish Christians : Studies in Biblical Theology, Benedict Viviano, Vandenhoeck & Ruprecht, 2007, faqe 17.

30 Ancient Rome, A Military and Political History, Christopher S. Mackay, Mackay, 2004, faqe 276.

31 Western Neo-Aramaic, The Dialect of Jubaadin, Anas Abou-Ismail, 2020, faqe 12; Ancient Rome, An Illustrated History, Editor: Marshall Cavendish Reference Staff, 2011, faqe 146; The Wall, Rome’s Greatest Frontier, Alistair Moffat, 2012, faqe xviii.

32 A psychoanalytic history of the Jews, Avner Falk, 1996, faqe 333; Urban World History, An Economic and Geographical Perspective, Luc-Normand Tellier, 2019, faqe 135; Rome and Persia in Late Antiquity, Neighbours and Rivals, Beate Dignas, Engelbert Winter, 2007, faqe 25.

—————————–

Krishterizmi praktikohej fshehtas dhe helenizimi i Palestinës kishte vazhduar edhe në periudhën e Septimius Severus, në vitet 193-211 pas Krishtit. 33 Shumicën e popullsisë në Levantin jugor( që përfshinte territorin modern të Izraelit, Palestinës, Jordanit dhe sipas disa burimeve të tjera përfshinte edhe Libanin jugor, Sirinë jugore dhe gadishullin e Sinait 34 ), përbëhej nga hebrenjët, 35 kurse pastaj në fillim të periudhës së sundimit Bizantin, hebrenjtë u bënë minoritet. 36 Siria si tërësi, ishte hapësira më e helenizuar dhe kishte më së shumti armen dhe hebrej dhe pjesërisht në pjesën juglindore dhe lindore me arab. Armenët, grekët dhe hebrenjët ishin në këto territore prezent edhe para periudhës romake dhe se disa e kishin përqafuar krishterizmin që nga periudha e Konstantinit të I me rastin e legalizimit në shekullin e IV. Shkaku i tensioneve ndërfetare dhe konflikteve shumica e hebrenjëve migruan jashtë vendit në vendet jashtë kontrollit të Perandorisë Bizantine, e kjo sidomos në periudhën e perandorit Heraclius, e që në këtë periudhë u krishterizuan shumica. 37

Rreth vitit 300, “Sirisë palestineze”, i’u shtu edhe territori i Arabia Petrea, që përfshinte Negevin, pjesë të Sinait dhe Edom-in antik. 38 Provinca romake, Siria palestineze, më pas u nda në Palestina Prima dhe Palestina Salutaris rreth vitit 357, 39 derisa Palestina Prima u nda në krahinat Palestina Prima dhe Palestina Secunda, kurse më pas Palestina Salutaris u emërtu edhe si Palestina Tertia. 40 Palestina Prima konsistonte në Judenë, Samarinë, Paralia dhe Peraea me guvernatorin në Cezare. 41 Palestina secunda, përfshinte Transjordaninë veriore, Luginën e Jezreel-it (ndryshe e njohur edhe si Lugina e Megidos) të poshtëm, Galilenë dhe hapësirën e Golanit, 42 e që ishte provincë e Bizantit nga viti 390, derisa hebrenjët në shekulli I dhe II u dëbuan prej Perandorisë Romake nga kjo provincë. Palestina Tertia, përfshinte Negevin, Transjordaninë jugore( jug-perëndimor), dhe pjesë të gadishullit të Sinait, 43 etj, e që ishte pjesë e ndarë nga Arabia Petraea, gjatë reformave të Dioklecianit në vitin 300 të Erës tonë 44 dhe ekzistoi deri në pushtimin e muslimanëve arab në shekullin e VII. 45 Këto provinca formonin Dioqezën e Orientit.

————————

33 Palestine: a Guide, Mariam Shahin, Interlink Books, 2005, faqe 7.

34 The Old Testament in Theology and Teaching, Essays in Honor of Kay Fountain, 2018, faqe 51.

35 Encyclopedia Americana, Scholastic Library Pub, 2006, faqe 305.

36 A historical atlas of the Jewish people: from the time of the patriarchs to the present, Élie Barnavi, Miriam Eliav-Feldon, Denis Charbit, Schocken Books, 2002, faqe 68.

37 The Samaritans – Their Origins, Heritage and Holy Days, Bar-Ilan University's Parashat Hashavua Study Center.

38 “The Transfer of the Negev, Sinai and Southern Transjordan from Arabia 39; to Palaestina, YORAM TSAFRIR, Israel Exploration Journal, Israel Exploration Society, 1986, faqe 78.

39 Emperor and Senators in the Reign of Constantius II, Muriel Moser, Cambridge University Press, 2018, faqe 355; Monks, Martyrs, Soldiers and Saracens, Papers on the Near East in Late Antiquity (1962-1993), Philip Mayerson, 1994, faqe 290; Emperor and Senators in the Reign of Constantius II, Maintaining Imperial Rule Between Rome and Constantinople in the Fourth Century AD, Muriel Moser, 2018, faqe 225.

40 Islam in History: Ideas, People, and Events in the Middle East, Bernard Lewis, Open Court, 2011, faqe 155; “Palaestina Salutaris (Tertia) and Its Capital”, YARON DAN, Israel Exploration Journal, 1982, faqe 134–135.

41 Palestine, The Emergence of a Fenced State, Elisha Efrat, 2008, faqe 182; Internet View of the Arabic World 2009, faqe 106; The City of Gaza in the Roman and Byzantine Periods, Carol A. M. Glucker,1987, faqe 51.

42 Late Antiquity, A Guide to the Postclassical World, Glen Warren Bowersock, Peter Brown, Peter Robert Lamont Brown, Oleg Grabar, 1999, faqe 630.

43 Islam in History: Ideas, People, and Events in the Middle East, Bernard Lewis, Open Court, 2011, faqe 155; Palestine: A Guide, Mariam Shahin, Interlink Books, 2005, faqe 8.

44 The Transfer of the Negev, Sinai and Southern Transjordan from Arabia, Palaestina, YORAM TSAFRIR, Israel Exploration Journal, Vol. 36, No. 1/2 (1986), faqe 77-86.

45 Zeitschrift für Papyrologie und Epigraphik, Dr. Rudolf Habelt GmbH, faqe 289-302.

—————————

Periudha prej kur fillon pushtimi bizantin i territorit izraelit të Palestinës nuk dihet me saktësi, por në përgjithësi mendohet se ishte prej vitit 313, kur perandori Konstantini i Madh e deklaroi krishterizmin si fe zyrtare, 46 e që përfundon me periudhën kur ky territor është pushtuar nga Perandoria Arabe në vitet 637-641. Konstantini i Madh e shkatërroi Perandorin Maksimilian që ishte cezar i Perandorisë Romake të Perëndimit në Betejën e Urës Milviane më 28 tetor 312, 47 u bë sundimtar i vetëm i Bizantit, e që mbrete ishte Helena që ishte një grua e krishter, e që kishte filluar ndërtimin e kishave më 324. Në vitin 351/352, ndodhi revolta hebreje me qendër rreth Sepphoris kundër perandorit të Bizantit Konstantin Gallus, e cila shpejt ishte shtypur nga gjenerali Ursicinus. 48 Më 18 dhe 19 maj 363, ndodhi në tërmet në Galile, përfshirë edhe Palestinën, 49 e që prezumohet të ketë qenë tepër shkatërrues, 50 e që kjo u interpretu si dënim i zotit shkaku i ndërtimit të Tempuillit hebre.

Pastaj revolta samaritane e vitit 484-573, që ishin seri kryengritjesh në province Palestina Prima, të Samaritanëve kundër Perandorisë Bizantinëe, e që kjo e fundit ndihmohej edhe nga Ghasanidët, e që shkaktoi reduktim maksimal të popullësisë samaritane. 51 Perandoria Sasaniane( persiane), më 613, pushtoi disa qytete bregdetare të Palestinës, kursëe në maj 614, gjeneralio Shahrbaraz, kapi dhe plaçkiti Jerusalemin, dëmtoi me zjarr Kishën e Ringjalljes dhe Kryqin e Vërtetë e konfiskoi. 52 Në këtë rast edhe hebrenjët u revoltuan kundër sundimit Bizantin, me shpresën që të siguronin autonomi për Jerusalemin, 53 e që në vitet pasuese forcat persiano-hebreje pushtuan Cezarenë dhe Jerusalemin dhe shkatërruan kishat dhe masakruan popullatën e krishtere, duke marr kryqin e Krishtit si trofe duke e dërguar në kryeqytetin Persian Ktesifon( Ctesiphon). 54 Perandori romak Konstantini i Madh, e bëri Jerusalemin kryeqytet emblematik të krishterizmit dhe qendër simbolike të botës. 55 Hebrenjët u bënë dominues në Jerusalem, mirëpo persianët kaluan në anën e të

=============================

46 ). Daily Life in Ancient and Modern Jerusalem, Diane Slavik, Lerner Publications, 2001, faqe 60.

47 Finding Ancient Rome, Walks in the city, Paula Landart, 2023, faqe 211; A History of War in 100 Battles R. J. Overy, 2014, faqe 40; To Believe in God? To Hope . . . Maybe, Giorgio Agretti, 2021, faqe 127.

48 The Archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty Publications, 2005, faqe 36; “Numismatic Evidence for the Gallus Revolt: The Hoard from Lod” Gabriela Bijovsky, Israel Exploration Journal, 2007, 57 (2): 182.

49 Missing Century: Palestine in the Fifth Century: Growth and Decline, Zeev Safrai, Peeters Publishers, 1998, faqe 86–87.

50 “The historical earthquakes of Syria – an analysis of large and moderate earthquakes from 1365 B.C. to 1900 A.D." (PDF), Mohamed Reda Sbeinati, Ryad Darawcheh, Mikhail Mouty,. Annals of Geophysics, Istituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia, 2005, faqe 386.

51 The Bible and Its Influence, Cullen Schippe, Chuck Stetson, 2006, faqe 251; The Chosen Few, How Education Shaped Jewish History, 70-1492, Maristella Botticini, Zvi Eckstein, 2012, faqe 122; Palestine in the Victorian Age, Colonial Encounters in the Holy Land, Gabriel Polley, 2022, faqe 135.

52 Rome and Persia in Late Antiquity: Neighbours and Rivals, Beate Dignas, Engelbert Winter, Cambridge University Press, (2007) [2001], faqe 117.

53 The History of the Jews in the Greco-Roman World, Peter Schäfer, Psychology Press, 2003, faqe 195; The Archaeology of the Holy Land: From the Destruction of Solomon's Temple to the Muslim Conquest, Jodi Magness, Cambridge University Press, 2012, faqe 322.

54 A History of the Later Roman Empire, AD 284-641, Stephen Mitchell, Wiley, 2014, faqe 452; John Haldon, (2002). "The Reign of Heraclius: a Context for Change?". In G. J. Reinink; Bernard H. Stolte (eds.). The Reign of Heraclius (610-641): Crisis and Confrontation. Peeters Publishers, faqe 2.

———————–

krishterëve që ishin shumicë duke i’a kthy qytetin atyre në vitin 617. 56 Perandori romak Herakliu, filloi kundërofenzivë, rimori Jerusalemin dhe shkatërroi Perandorinë Sasanide në Betejën Nineveh më 627, duke e rikthy personalisht Kryqin e Vërtetë, 57 në mars 629, 58 derisa hebrenjëve i kishte premtu falje për revoltën e tyre, por më pas këtë premtin nuk e mbajti duke masakruar mijëra hebrenj dhe duke i dëbuar nga Jerusalemi. 59 Këto bënë që hebrenjët dhe samaritanët të përndjekeshin shpesh nga Bizantinët, si shkak i numrit të revoltave të tyre, derisa propaganda religjioze bizantine zhvilloi elemente të forta anti-hebreje. 60 Samaritanët humbën “religio licita”( të drejtën e religjionit apo “të drejtën e praktikimit të fesë” 61) në Perandorinë Bizantine në vitin 529. 62 Për ta rënduar edhe më shumë situatën në vitet 541/542, Palestinën e përfshiu mortaja Bubonike ose Justiniane. 63 Për të vazhduar pastaj me rrebelimin e samaritanëve dhe hebrenjëve me qendër rreth Cezaresë në vitet 555/556. 64

Në kohën e Perandorisë Bizantine, popullata e territorit izraelit të Palestinës, arriti pikun e saj, 65 krishterët grekofon dhe samaritanët e dominuan qendrën e regjionit të Palestinës Prima, derisa në shekullin VI, sipas haxhiografisë “Jeta e Barsauma-s” murgu monofizit, deklaron që hebrenjët me paganët përbënin shumicën e Palestinës në shekullin V, mirëpo këtë e vënë në dyshim disa historian. 66 Derisa të krishterët arab Gasanid( Ghassanid) 67 dhe arabët

———————

55 Jan Willem Drijvers, (2002). "Heraclius and the Restitutio Crucis: Notes on Symbolism and Ideology". In G. J.

Reinink; Bernard H. Stolte (eds.). The Reign of Heraclius (610-641): Crisis and Confrontation. Peeters Publishers, faqe 175.

56 Jan Willem Drijvers, (2002). "Heraclius and the Restitutio Crucis: Notes on Symbolism and Ideology". In G. J. Reinink; Bernard H. Stolte (eds.). The Reign of Heraclius (610-641): Crisis and Confrontation. Peeters Publishers, faqe 176; Solomon's Temple: Myth, Conflict, and Faith, Alan Balfour, John Wiley & Sons, 2012, faqe 112-113; The History of the Jews in the Greco-Roman World, Peter Schäfer, Psychology Press, 2003,faqe 198; “The Persians in the Roman Near East (602–630 AD)” Clive Foss, Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain & Ireland, 2003,13 (2), faqe 153.

57 The History of the Jews in the Greco-Roman World, Peter Schäfer, Psychology Press, 2003, faqe 198.

58 The History of the Jews in the Greco-Roman World, Peter Schäfer, Psychology Press, 2003, faqe 198;

Solomon's Temple: Myth, Conflict, and Faith, Alan Balfour, John Wiley & Sons, 2012, faqe 112.

59 Po aty.

60 The Armenian History Attributed to Sebeos, R. W. Thomson, James Howard-Johnston, Tim Greebwood, Liverpool University Press, 1999, faqe LXIII, 195 ; Jews in Byzantium: Dialectics of Minority and Majority Cultures, Robert Bonfil, Oded Ishai, Guy G. Stroumsa, Rina Talgam, Hotei Publishing the Netherlands, 2012, faqe 81-83, 790-791; East Rome, Sasanian Persia and the End of Antiquity: Historiographical and Historical Studies, J. D. Howard-Johnston, Ashgate Publishing, Ltd, 2006, faqe 124–125, 142.

61 Religion of the Romans, Jörg Rüpke, Polity Press, 2007, (originally published in German 2001), faqe 35.

62 Religion and World Civilizations [3 Volumes], How Faith Shaped Societies from Antiquity to the Present, Editor: Andrew Holt, 2023, faqe 229; The Emperor Justinian and the Byzantine Empire, Stewart Evans, James Allan, Greenwood Publishing Group, 2005, faqe 26; The Other Truth about the Middle East Conflict, Earl Thorpe, 2006, faqe 49.

63 Archaeology in the 'Land of Tells and Ruins': A History of Excavations in the Holy Land Inspired by the Photographs and Accounts of Leo Boer, Bart Wagemakers, Oxbow Books, 2014, faqe 219.

64 The Archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty Publications, 2005, faqe 41; The Emperor Justinian and the Byzantine Empire, Stewart Evans, James Allan, Greenwood Publishing Group, 2005, faqe 26; Palestine in Late Antiquity, Hagith Sivan, OUP Oxford, 2008, faqe 141-142.

65 “The Christianisation of Rural Palestine during Late Antiquity” Doron Bar, The Journal of Ecclesiastical History, 2003, 54 (3): faqe 402.

66 A History of Palestine, 634-1099, Moshe Gil, Cambridge University Press, 1997, faqe 3.

67 Byzantium and the Arabs in the Sixth Century, Volume 2, Part 2, Irfan Shahîd, 1995, faqe 53; The Biblical Archaeologist, Volumes 61-62, 1998, faqe 137.

———————————

Nabatan( Nabataean) e dominuan Palestinën Secunda rrespektivisht Palestinën Tertia. Samaritanët shkaku i revoltës së shekullit V dhe VI, 68 shumica e komunitetit të tyre u konvertu në të krishter. Gjatë kësaj periudhe të sundimit Bizantin, Palestina Prima, gradualisht u bë qendër e krishterizmit, e që braktisën kultet paraprake romake dhe helene. Arianizmi dhe format tjera të krishterizmit, u gjendën në një rreth jomiqësor.

Vazhdon pjesa tjetër!

 

Më: 13.12.2023

Please follow and like us: