Zanë Mali: PËRTEJ ÇDO DYSHIMI
Ka kohë që t’kam nën masa të fshehta vëzhgimi
përtej çdo dyshimi që m’u ka sforcuar
botërisht mund të ta ngris aktakuzën
me cilësimin e koduar “Dashuria“
Nëse askush tjetër
Zoti do ta pranojë këtë parashtresë.
Gjatë mbledhjes së provave
botës mund t’i dëshmoj mjaftueshëm
për nurgosjen tënde përjetësisht në zemrën time.
Besomë
fjala përfundimtare imja do të jesh Ti
ankesa jote do t’bie në vesh të shurdhër.
Mos u pendo për fajësinë e ngarkuar
“krimin” e pafajshëm do ta vuajmë së bashku
duke jetuar sikur të ishim të lire.
Please follow and like us: