Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Zymeri: BUZËQESHNI!

 

Nuk ka asgjë më të

fuqishme sesa një

buzëqeshje e sinqertë

që vjen nga shpirti.

 

Një buzëqeshje jo vetëm

që ju bën të ndiheni më mirë,

por gjithashtu ridrejton

rrjedhën e gjërave.

 

Mos lejoni që dikush

t’jua heqë buzëqeshjen,

sepse çelësi i lumturisë

fillon me të.

 

Pavarësisht padrejtësive

të herëpashershme

të jetës, zgjohuni

me një buzëqeshje.

 

Lëreni të kaluarën pas

dhe mos harroni të BUZËQESHNI!

Please follow and like us: