A do ta përqafojmë përsëri?
Hejrat dhe Forough Moezzi, dy motrat në Ashraf 3 në Shqipëri shkruajnë për 15 vitet e jetesës së babait të tyre nën tortura dhe presion në burgjet e regjimit iranian dhe rolin e agjentëve të këtij regjimi në Shqipëri.
A ka qenë dikush më afër jush se familja juaj? Kush është mbështetja juaj kujdeset për ju më shumë se prindërit tuaj që ju kanë kushtuar jetën? Nga ana tjetër, a keni kaluar ditë e netë me makthin e humbjes së njerëzve tuaj të dashur dhe duke menduar çdo ditë se sot mund të jetë dita e fundit e jetës së tij?
Kjo është ajo që ne ndiejmë për babain tonë çdo ditë dhe çdo moment dhe pyetja që i bëjmë vetes çdo ditë: A do ta shohim përsëri? A do ta përqafohemi edhe një herë?
Ne jemi një familje që e duron këtë vuajtje për krimin e dashurisë për lirinë për Iranin. Gjithçka filloi që nga dita kur vendosëm të hiqnim dorë nga arsimi ynë i lartë në fushën e fizikës dhe grafikës në universitetin në Iran dhe iu bashkuam Muxhahedinëve në qytetin Ashraf në Irak për të luftuar për lirinë dhe drejtësinë në Iran.
Në tetor të vitit 2008, babai ynë erdhi fshehurazi nga Irani në Ashraf 1 në Irak për të na vizituar. Nuk kishte kaluar as një muaj nga kthimi i tij në Iran, që ai u arrestua nga agjentët e Ministrisë së Inteligjencës së regjimit (MIOS) më 11 nëntor të po këtij viti. Krimi i tij kryesor ishte vizita familjare në Ashraf 1. Ai u dënua me tre vjet burg.
Ndoshta kuptimi i tre 3 vjet burgim nuk është shumë i qartë. Por 3 vjet burg në burgjet e regjimit kriminal të mullahëve do të thotë të gjitha llojet e torturave mendore dhe fizike dhe kushteve në të cilat nuk njihen të drejtat minimale njerëzore të njeriut, veçanërisht të burgosurit politik. Deri në vitin 2011, babai ynë ishte nën tortura dhe presion çnjerëzor vetëm për shkak të marrëdhënies së tij familjare me vajzat e tij. Ai vuante nga të gjitha llojet e sëmundjeve, sëmundje akute të veshkave, kancer, obstruksion intestinal, aterosklerozë të rëndë të qafës dhe variçe. Gjatë kësaj kohe i bënë shumë herë presion që të vinte në Ashraf dhe të na kthente me forcë në Iran, por ai nuk pranoi të vepronte si mercenar i mullahëve. Pas përfundimit të dënimit të babait në vitin 2011, vetëm pas tre-katër muajsh, ai u arrestua sërish më 11 qershor 2011.
Në ato rrethana, kishin kaluar vetëm pak ditë nga operacioni i babait tonë për kancerin. Ai ishte në gjendje shumë të rëndë kur u arrestua. Dhe më pas, xhelatët nuk lejuan asnjë trajtim mjekësor për të dhe refuzuan t’i jepnin ilaçet e tij. Ky ishte fillimi i një komploti të vazhdueshëm dhe torturës psikologjike. Për katër muaj, as ne dhe asnjë pjesëtar tjetër i familjes sonë nuk dëgjuam asgjë për babanë tonë. Gjyshja jonë e moshuar shkonte nga qyteti i saj deri në Teheran dhe pyeste për babain tonë nga prokuroritë, burgjet dhe Ministria e Inteligjencës (MOIS), por askush nuk i përgjigjej. Po, familjarët e MEK-ut janë si një peng në duart e regjimit të poshtër të mullahëve. Babai ynë duhet të ishte liruar më 7 qershor 2015. Por kjo nuk ndodhi dhe e mbajtën në burg për një kohë të gjatë duke ngritur më shumë çështje ndaj tij. Herën e fundit që babai ynë u riarrestua ishte vitin e kaluar kur sapo ishte kthyer nga operacioni dhe pas afro 9 muaj pavendosmërie u dënua sërish me 6 vite burg. Deri më tani ai ka më shumë se 15 vite në burg. “Shoqëria Nexhat” e MOIS-it shkruante se nëse Ali Moezzi ekzekutohet, fajin e ka MEK-u. Kjo është fjala e të gjithë diktatorëve kriminelë që fajësojnë familjen dhe miqtë për vrasjen e të dashurve të tyre.
Ky është një shembull i sjelljes së regjimit mullah me një familje që nuk pranon të jetë mercenare e këtij regjimi. Por është edhe historia e familjeve të panumërta të MEK-ut që u varën, ose u torturuan vetëm për krimin e takimit me fëmijët e tyre në Ashraf1!, ose që nuk pranuan të bëhen agjentë kriminalë të regjimit, persona si Ali Saremi, Jafar Kazemi, Mohammad Ali Haj Aghaei dhe Mohsen Dogmechi.
Familjet e vërteta të MEK-ut torturohen për krimin e marrëdhënieve familjare me të dashurit e tyre në Ashraf! , por regjimi mashtrues në Iran, përmes agjentëve të tij në Shqipëri, nën emrin “Shoqëria Nexhat”, përhap gënjeshtra që MEK i pengon vizita familjare dhe nis propagandën e zezë kundër nesh në Ashraf 3 në Shqipëri. A nuk është një paradoks i çuditshëm?.
Kjo kukull farsë e MOIS-it në Shqipëri nuk është gjë tjetër veçse për të na bërë torturë psikologjike nga ana njëra anë dhe për të nxitur popullin shqiptar kundër nesh nga ana tjetër. Është vërtetuar se këta agjentë janë të lidhur me regjimin kriminal iranian dhe po prishin sigurinë e popullit shqiptar dhe komunitetit tonë në Ashraf 3. Prandaj, mënyra më e mirë është dëbimi i tyre nga Shqipëria dhe mbështetja e lëvizjes së njerëzve që kanë sakrifikuar gjithçka për kauzën e lirisë.