Albspirit

Media/News/Publishing

Nata pastron veten si femra e pangjizur…

Nata pastron veten si femra e pangjizur…
Falmini mëkatet, në krahët e mi të shtrirë lini shenjën tuaj
Një firmë, një kod, një psallm, një lot
Dhe po fluturova në një qiell të kot
Nga pesha e tyre të vuaj…
Një curril drite në buzët e natës dhe prapë kam etje
Kam etje dashuria ime: foshnje mëngjesi… Kam etje.
Dhe drita, drita, drita blu,
Dhe dhoma, dhoma, dhoma blu
S’ka hije, veç dritë, dhomë dhe blu
Dhe ti mes të gjithave: Këtu!
Ti: harlisje e një dege pranverore
Rrotullama gazmore e verores
E njomë me lagështinë e lëvores
Ti mes të gjithave: Këtu!
Një curril drite: çelen sytë e mëngjesit-foshnje
Mes shkëmbinjve çelin vezët e shqiponjave…
Një curril drite blu.
Please follow and like us: