Mirënjohje kolegjit AAB, rektorit Tafa dhe profesor Ramë Buja!
Nderimi i profesor Ramë Bujës nga rektori i kolegjit AAB në Prishtinë, Lulzim Tafa më kujton një ngjarje kulturore të dy viteve më parë, (28 janar 2021) ku po ky institucion universitar bëri promovimin e parë të librit tim me bashkëautor Agim Nezën “Krime serbe në Kosovë”.
Organizatore e këtij promovimi ishte prorektorja Venera Llunji, ndërsa referimin kryesor e mbajti prof. Ramë Buja, njëherësh edhe personalitet politik, autor i shumë botimeve në shqip dhe në gjuhë të huaja.
Në këtë moment dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen rektorit të kolegjit AAB, Lulzim Tafa, profesor Ramë Buja, shkrimtarit e publicistit Skënder Zogaj, ish dekanit të Fakultetit të Administratës Publike Petrit Bushi, poetit dhe studiuesit Sadik Bejko, botuesit e poetit Rexhep Shahu, poetes Shefqete Gosalci dhe shumë të tjerëve që morën pjesë në promovim.