Pragë, 11 të vrarë, 9 të plagosur nga të shtënat në masë
Njëmbëdhjetë persona mbetën të vrarë dhe 9 të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e të shtënave në masë në universitetin e Pragës, njoftuan autoritetet vendase.
Mes viktimave është edhe autori i të shtënave, i cili u eleminua nga policia.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës tre të pasdites me orën lokale. Policia tha se ka evakuar të gjithë godinën e universitetit.
Ende nuk dihen motivet e sulmit.
Kryeministri Petr Fiala ndërpreu një udhëtim në lindje të vendit dhe u nis meneherë për në Pragë, siç njoftoi në plaftormën X.
Në Republikën Ceke rastet e të shtënave në masë janë në rralla
Please follow and like us: