Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Vincent

 

Jeta ështe një lojë që njeriu e luan sipas rregullave. Nëse kalon në anën ku janë të gjitha fitimet, atëherë është lojë e rregull. Por nëse luani në anën tjetër, ku nuk ka asnjë përfitim, atëherë çfarë është ajo? Asgjë. Nuk ka të ardhme, si mendim pesimist. Nëse mendojmë fanta-shkencë, e cila nuk është larg nga miti ose metafora, kjo duket e vërtetë. Bota nuk është kot rrethore. Ajo na kujton se çdo jetë dhe epokē pērsëriten. Kur shohim diçka, na duket se e kemi parë, de javu. Mos vallë ne ndryshojmë vend dhe epokat nuk lëvizin?

Në vitet 1960, një fermer në një fshat, në veri të Parisit, gjeti një armë të vjetër të ndryshkur. Ajo u gjet në një vend të veçantë – ku Vincent van Gogh ka shumë të ngjarë të kishte qëlluar veten. Arma përputhej me kalibrin e plumbit të marrë nga artisti i njohur. Ajo u testua gjithashtu dhe sipas shkencës mjeko-ligjore, kishte qëndruar e groposur në tokë që nga vitet 1890. Është diçka e mrekullueshme… thjesht një fermer, që lëron arën e tij, has në një pistoletë të vogël që ndoshta piktori më i famshëm në historinë botërore e kishte përdorur për të vrarë veten.
Vincentit të varfër iu deshën dy ditë për të vdekur – plaga ishte e rëndë, por jo menjëherë fatale. Ai vdiq ngadalë. Gjetja e një “të dhëne përfundimtare” shtatëdhjetë vjet pas faktit ishte shumë e vështirë. Së fundmi dëgjova, se arma u shit në një ankand për 182,000 dollarë.
Please follow and like us: