Albspirit

Media/News/Publishing

Vlerat dhe dukuritë e reja të historikut të BrIVS

 

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Në kuadrin e 80 vjetorit të krijimit të një prej njësive më të hershme të LANÇ-it, BrIVS, kemi nderin dhe privilegjin që si historianë ushtarak të sjellim disa nga vlerat dhe dukuritë e reja të historikut të këtij formacioni luftarak.

Për një periudhë mbi 20 vjeçare historiani ushtarak Mihallaq Konda, ka arritur të kurorëzojë me sukses misionin e tij për bërjen e “Historikut të Brigadës IV Sulmuese”, të ndihmuar nga një grup kuadrosh drejtues të brigadës.

Historiku i BrIVS nuk mundi të shohë dritën e botimit si historikët e BrI,V,VIS para viteve 1990, por kjo u bë e mundur me kujdesin e Familjeve Konda dhe Trebicka në vitin 1998. Për vet kohën dhe kushtet në të cilat u bublikua historiku ishte një arritje.

Luftëtarët e brigadës që ishin ende në jetë, partizanë dhe dhe kuadro, e vlerësuar botimin, si një përpjekje e mundit të luftëtarëve që në një periudhë kohë kaluan në male e shtigje, në aksione luftarake, në rrugën e gjatë të lirisë dhe të çlirimit të vendit dhe së bashku bënë të mundur hartimin e historisë së brigadës të tyre luftarak.

Mihallaq Konda si historian i përgatitur dhe me përvojë, si publicist i mirënjohur dhe i apasionuar për historinë ushtaarke ka zbatuar gjatë hartimit të historikut kritere shkencore për një vepër të tillë. Ai për një kohë të gjatë ka shfrytëzuar dokumenta në arkivat dhe muzetë e vendit, si dhe burime bibliografike të shtypit të përditshëm që pasqyronin rrugën luftarake të BrIVS.

Vlera e librit qëndron në kriterin bazë që kanë ndjekur autori, i cili është kriteri shkencor kronologjik, duke i dhënë gjithë librit vërtetësi dhe besueshmëri. Nëpërmjet kësaj vlere autori në realizimin e misionit është mbështetur dhe ballafaquar me një dokumentacion arkivor, kryesisht shqiptar, me fonde nga arkivat shqiptare dhe nga muzetë e vendit.

Ai, si një hulumtues i thellë i dokumentave, plotësoi me përsosmëri të gjithë rrugëtimin e brigadës duke shfrytëzuar çdo detja të tyre, dhe vendosi kritere shkencore edhe për kujtimet e luftëtarëve, që sipas kritereve të njohura të historiografike, në mungesë të dokumentave, marrin vlerën e burimeve parësore.

Historiku i shkruar prej historianit ushtarak Mihallaq Konda u shkruar me zemër e pastërti, u shkrua me shpirtin e luftëtarit, u hartuar me pasion së bashku me kolegët e tij. Shkrimi i historisë së brigadës, të biografisë së saj, i dha përjetimin e gëzimeve dhe emocioneve të rrugës historike, të vështirësive të njëpasnjëshme dhe të shumëllojshme në luftë, por dhe në këtë mision e në këtë proces të veçantë të saj.

Historiku pasqyron me vërtetësi rrugën e lavdishme të Brigadës IV Sulmuese, të njerit prej formacioneve më të shquar të UNÇSH, pasi në radhet e kësaj njësie ishin grumbulluar luftëtarë me përvojë dhe të shkolluar, të rinj dhe të reja që kishin kryer aksione të guximshme në njësitet guerile, në çetat dhe batalionte partizane, patriot dhe luftëtarë të vjetër që ishin ndër të njohurit në Qarkun e Korçës, por dhe në Shqipëri për vlerat e tyre. Në historik pasqyrohet me vërtetësi roli i PKSH dhe komandantit të Luftës Enver Hoxha, për organizimin, përgatitjen luftarake, për betejat dhe shfaqjen e vlerave morale të kësaj brigade. Në të gjithë rrugëtimi e saj luftarak prej më se 6.000 km, luftëtarët e brigadës shfaqen me një dukuri të re, atë të vlerave morale dhe luftarake. Populli i Qarkut të Korçës me të drejtë e ndjenin veten krenar për kontributin e shquar të dhënë nga luftëtarët e kuadrot e BrIVS në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj fashisto-nazist dhe tradhëtarët e vendit.

Historiku pasqyron jo vetëm dukuri të veprimeve luftarake, por paraqet dhe aspekte të tjera të jetës dhe veprimtarisë së brigadës, paraqet sakrificat dhe heroizmin kolektiv dhe aktin heroik të rënies së luftëtarëve të saj, pasqyron motivet atdhetare dhe ndjenjat liridashëse me të cilat ishin frymëzuar luftëtarë, pasqyrohte në mënyrë të dukshme dashuria dhe lidhjet e partizanëve me popullin, ku ishin bazat dhe streha e tyre në luftë.

Historiku i ri i kësaj njësie sulmuese e sheh dritën e botimit në një kohë prej 80 vitesh, por që kur e lexon të duken se luftimet dhe partizanët janë të paranishëm. Edhe pse në këto vite të demokracisë është hedhur baltë e llucë, botime të tilla deh me një vlerë të re, i sjellin shoqërisë vlera për të cilat populli dhe rinia ka nevojë për botime të tilla.

Janë përpjekur forca të caktuara që Lëvizjen dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, pjesë e së cilës ka qenë dhe BrIVS, ta paraqitin këtë luftë jo atdhetare, por luftë civile, duke mohura rolin çlirimtartë të vendin nga pushtuesit dhe tradhëtarët. LANÇ-i shtroi rrugën e çlirimit të Shqipërisë dhe finalizoi misionin historik rreshtimin e Shqipërisë në krah të Koalicionit të madh Antifashist të përbërë nga Anglia-BRSS-SHBA; duke zënë një vend nderi në rezistencën europiane për nga përmasat, intensiteti, arritjet dhe shkalla e angazhimit të forcave fashisto naziste në raport me numrin e popullsisë së vendit, dhe se kjo luftë përbën kapitullin më të ndritur në historinë e Shqipërisë, që nga lashtësia në kohët moderne.

Vlera e librit qëndron në misionin për evidentimin dhe publikimin në mënyrë sa më të plotë, të dokumentuar të organizimit, të luftimeve, të ndjekjes së situatave luftarake, të përgjegjësive të çdo partizani për të kryer sa më mirë detyrën karshi familjes dhe Atdheut.

Librit i shtohet vlera sepse ka prurë disa prej figurave e personaliteteve kryesore drejtuese të BrIVS. Këta ishin luftëtarë u mbështetën nga qindra partizanë shqiptarë, të cilët u organizuan, u përgatitën në beteja dhe luftuan me pathos të madh duke hedhur dhe bazat e krijimit, të organizimit, të zhvillimit e të përmirësimit të Ushtrisë Popullore.

Në këtë libër autori ka arritur të evidentojnë dhe të ndriçojnë qartë veçoritë dalluese organizative ushtarake tipike, duke bërë dallim nga aksioni në betejë në çdo etapë të zhvillimit të luftës. Ai ka përdorur metodën e krahasimit dhe gjuhën e shifrave të dokumentuara, brenda hapësirës dhe të mundësive të materialit dhe dokumentacionit përkatës.

Autori gjatë zhvillimit të çështjeve ka përdorur metodën kronologjike, kjo e gërshetuar brenda kapitujve probleme të aspekte të veçanta, duke i gjykuar si më të mundshmet. Në libër vijnë partizanë dhe dëshmorë të cilët dëshmojn ëpër një rrugë luftarke dhe për një histori suksese.

Vlerën e këtij botimi unë e shoh edhe në një aspekt tjetër. Në vitet ’80, Akademia e Shkencave dhe Akademia Ushtarake ndërmorën botimin e historive të qarqeve për periudhën e LANÇ-it dhe të brigadave të UNÇSH. Në këtë proces u bënë disa botime dhe një numër hapash të tjerë në këtë të drejtim. Në vitet ’90, mjerisht, ky proces ngriu. Libri që promovohet sot shkrin këtë akull për BrIVS. Qoftë i lavdërueshëm dhe frymëzues ky veprim! I lumtë nismëtarëve të botim, familjes Trebicka dhe Konda, familjarët e të cilëve kanë qenë pjesëtarë aktivë të këtij formacioni luftarak. Qoftë ky libër me këmbë të mbarë dhe haptë rrugën për botime të tjera historike me temë të LANÇ-it që vazhdojnë të jenë të ngrirë ose në gjysmë të rrugës!

Ky historik është një muze i hapur i rrugëtimit të një formacioni luftarak që ka lënë gjurmë në hitorinë e ushtrisë shqiptare. E them këtë, pasi aty ku shkeli dhe luftoi ky formacion la gjurmë të heroizmit masiv dhe historia është dëshmimtare e përpjekjeve dhe të sakrificave të kaluara në luftë nga partizanët, bij të popullit shqiptar.

Së fundi, po jo për nga rëndësia, falënderoj familjen Konda dhe Trebicka, por në mënyrë të veçantë zj. Vjollca Trebicka e cila me një përkushtim dhe admirim të veçantë donte ta realizonte dhe realizoi një dëshirë të babait për të parë dritën e botimit në një format të ri dhe të kohës. Në këtë rrugëtimin pashë përpjekjet e bëra nga të parët dhe baballarët tanë, por dhe vazhdimin e stafetës nga bijtë e tyre. Unë pashë se gjatë përgatitjes së këtij libri, Vjollca, bija e Mihallaq Kondës e ka ndjekur hap pas hapi duke u bërë një këshilltare e rregullt dhe e kohës në mendime dhe në gjykime. Respekte për përkushtimin Tuaj e nderura zj. Vjollca dhe lutem që rrugën Tuaj ta ndjekin dhe bijtë e tjerë të partizanëve dhe luftëtarëve që në vitin e 80 vjetorit të çlirimit të Atdheut të kemi prurje sa më të shumta.

Për të gjithë këtë vlera që theksova, libri është një botim i arrirë dhe i kompletuar edhe për studim në akademitë tona ushtarake, por dhe për studiues të tjerë të historisë.

Please follow and like us: