Eva Vatoci: Lëri të shkojnë njerëzit që nuk janë gati të të duan
Lëri të shkojnë njerëzit që nuk janë gati të të duan.
Kjo është jo vetëm gjëja më e vështirë që duhet të bësh në jetën tënde por edhe më e rëndësishmja. Mjaft bëre biseda të vështira me njerëz që nuk duan të ndryshojnë.
Mjaft e prezantove veten tek njerëzit që nuk janë të interesuar për praninë tënde. E di, që instinkti yt është të bësh gjithçka për të vlerësuar ata që të rrethojnë, por është një impuls që të merr kohën, energjitë, shëndetin mendor dhe fizik.
Kur fillon e lufton për një jetë plot gëzim, interes dhe përkushtim, jo të gjithë do të jenë gati të të ndjekin. Kjo nuk do të thotë që duhet të ndryshosh ti, do të thotë se duhet të heqësh dorë nga njerëz të tillë.
Nëse je bllokuar, fyer, harruar ose injoruar nga njerëz të cilëve u ke dhuruar nga koha jote, nuk është se bën sevap nëse vazhdon t’u ofrosh energji nga jeta jote.
E vërteta është se nuk mund të jesh mik i të gjithëve dhe jo të gjithë mund të jenë miqtë e tu.
Kjo është ajo që e bën kaq të veçantë takimin me dikë, me të cilin dashuria dhe miqësia janë reciproke. Do ta kuptosh sa vlen diçka e tillë për ty, pasiqë ke provuar nga të tjerët të kundërtën.
Sa më shumë kohë shpenzon duke u përpjekur të bësh për vete dikë që s’mund të të dojë, aq më shumë i heq vetes mundësinë për të kaluar kohë me dikë tjetër që ia vlen.
Ky planet ka miliarda njerëz dhe do njohësh shumë syresh që janë në nivelin tënd të interesit dhe angazhimit.
Sa më shumë të frekuentosh njerëz që të përdorin si jastëk, opsion të dorës së dytë, ose terapist për shërimin emocional, aq më shumë kohë humbet për të frekuentuar ata që do dhe vlejnë vërtetë.
Ndoshta nëse nuk përpiqesh të biesh në sy, nuk të kërkon kush. Ndoshta kur nuk tenton më, gjithçka mbaron. Ndoshta kur nuk dërgon më asnjë mesazh, telefoni yt hesht për javë të tëra.
Por kjo nuk do të thotë se ka përfunduar një lidhje, kjo do të thotë se e vetmja gjë që mbante atë lidhje, ishte energjia që vetëm ti jepje për ta mbajtur “gjallë” atë.
Kjo nuk është dashuri, është një sinjal. Është dëshirë për t’i dhënë një shans atyre që nuk e meritojnë!
Ti meriton më shumë, do kuptosh se ka njerëz që nuk e meritojnë të jenë në jetën tënde.
Gjërat më të çmuara që ke janë koha dhe energjia jote, pasi të dyja janë të kufizuara. Kur dhuron kohën dhe energjinë, në fakt po i jep kuptim vetë ekzistencës tënde.
Kur e dallon kaq gjë, nis e kupton pse je kaq i shqetësuar kur kalon shumë kohë me disa njerëz që nuk duhet t’i kesh pranë, në aktivitete, vende apo situata që nuk të përshtaten, duke konsumuar energji të kota.
Fillon e kupton se gjëja më e rëndësishme që mund të bësh për veten dhe të gjithë ata që ke pranë, është të ruash e racionosh energjitë, më shumë nga çdo gjë tjetër.
Ta bësh jetën tënde një strehë të sigurt, ku lejohen të qëndrojnë vetëm njerëz adaptë për ty.
Nuk je përgjegjës për të shpëtuar askënd.
Nuk je përgjegjës për t’i bindur që të përmirësohen.
S’e ke për detyrë të jetosh për të tjerët dhe t’u japësh nga jeta jote!
Sepse kur të ndihesh keq, kur të ndihesh përgjegjës, do të jesh ti shkaku i të gjitha telasheve, për këmbënguljen tënde, nga frika se nuk do të ta shpërblejë askush për atë çka ke dhënë për ta.
E ke për detyrë njëherë e mirë të kuptosh se je ti, zot i fatit tënd dhe vetëm ti duhet të pranosh dashurinë që mendon se e meriton.
Të vendosësh që meriton miqësi të vërtetë, përkushtim, dashuri të vërtetë dhe të plotë nga njerëz të hajrit dhe të pasur në shpirt.
Më pas do shohësh se si gjithçka papritur nis e ndryshon dhe do të ndryshojë, kjo është e sigurt, me njerëz të mirë e me energji pozitive, mos humb kohë me njerëz që s’ia vlejnë, ndryshimi do të të dhurojë dashuri, vlerësim, lumturi dhe mbrojtjen që meriton.
Please follow and like us: