Albspirit

Media/News/Publishing

“A ke sy me pa”, thotë Valbona Peraj

 

Era Çela

Me sa duket këngëtarja e mirënjohur shumë e dashur për publikun Valbona Peraj pas rikthimit me këngën “Mëkat” e cila u prit mjaftë mirë nga publiku nuk ka plan të ndalet. Ajo ka pak ditë që sapo ka publikuar klipin e saj të ri “A ke sy me pa”, një këngë kjo që ka marrë mijëra klikime menjëherë sapo është publikuar. Por kujt i thotë këngëtarja “A ke sy me pa”, kjo është enigmë. Pasi në dukje ndoshta është një dedikim për ndonjë person të veçantë të artistes dhe kjo mbetet për t’u parë. Kënga “A ke sy me mpa” është kthyer në një hit, pasi ajo është  ritmike ku jam e sigurt që nuk do të mungoj në asnjë dasmë po gëzim familjar. Por jo vetëm kaq kënga “A ke sy me pa” do të jetë në të gjitha diskotekat e në çdo makinë për t’iu shoqëruar në rrugët e gjata, pse jo edhe në trafik, për të kaluar mërzitjen. Me këtë këngë Valbona ka vendosur të mbyll me sukses vitin 2023 për të sjell të tjara projekte për vitin 2024. Siç shihet Valbona Peraj pas rikthimit në skenë nuk ka ndërmend të ndalet pasi në një kohë të shkurtër ajo ka sjell një sërë projektesh të reja. Ajo ka pak ditë gjithashtu që publikoi dhe një kolazh me ritme të muzikës popullore me titullin “Sherbelo”, ku dhe kjo është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e zërit të Peraj. Në klipin e këngës së fundit nuk mund të mos bjeri në sy edhe paraqitja e saj, e cila ishte mjaft joshëse dhe brilante. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’i urojmë Bonës suksese për vitin 2024 dhe shpresojmë që të sjell edhe me shumë këngë të reja, por pse jo ta shikojmë dhe në ndonjë projekt televiziv.

Please follow and like us: