Albspirit

Media/News/Publishing

KRYETARI I KOMUNËS SË ÇAIRIT, LIGJËRATË PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË ADMINISTRATËS PUBLIKE

23 Dhjetor 2023

Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, sot ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Administratës Publike të vitit të tretë.

Dekani i Fakultetit të Administratës Publike, Vrullim Buja, falënderoi Ganiun për pjesëmarrjen në zhvillimin e një ligjërate e cila informon në detaje studentët për këtë komunë, mënyrën se si funksionon administrata dhe detaje të tjera.

Ganiu bëri një prezantim të hollësishëm për komunën e Çairit në kuadër të qytetit të Shkupit, ku foli për dendësinë e popullsisë, strukturën e moshës, unionin e komunave shqipfolëse, organizimin e administratës së komunës, decentralizimin, skemën organizative të kësaj administrate etj.

Ai pati pyetje nga studentët në lidhje me pozitën që mban, për shqiptarët që jetojnë atje, trajtimin e tyre dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale.

Kryetari i Komunës së Çairit mban ligjëratë për studentët e Fakultetit të Administratës Publike

Please follow and like us: