STUDENTËT E FAKULTETIT TË ADMINISTRATËS PUBLIKE VIZITOJNË PARLAMENTIN E KOSOVËS
23 Dhjetor 2023
Studentët e nivelit master të Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB kanë vizituar Parlamentin e Kosovës.
Aktiviteti është organizuar nga profesori Ylber Aliu në kuadër të lëndës “Institucionet politike dhe administrative” duke sjellur një mundësi unike për të njohur thellësisht funksionimin e institucioneve tona.
Ai udhëhoqi grupin në një udhëtim të strukturuar nëpër hapësirat e parlamentit, duke theksuar rëndësinë e njohurive të praktikuara në ligjëratë dhe lidhjen e tyre me realitetin politik.
Studentët u mirëpritën nga deputeti Rashit Qalaj, i cili ndau me ta përvojat në fushën e politikës. Diskutimet ishin të frytshme dhe rikthyen një perspektivë të rëndësishme për rolin e rinisë në politikë.
Studentët e Fakultetit të Administratës Publike vizitojnë Parlamentin e Kosovës