Zana Tako: Sot dhe nesër
Isha edhe dje,
jam edhe sot,
do të jem edhe nesër,
por nuk dukem kur ëndërroj…
E nesërmja nuk ka kuptim pa të djeshmen,
e sotmja je ti,
jam edhe unë,
kur mendoj për ty…
Mendimi udhëton me të sotmen,
të nesërmen ende nuk e di.
Ti je aty,
edhe dje, edhe sot, edhe nesër.
Të shkoj…
nuk mundem dot pa ty.
Të vish…
ashtu si erdhe dje,
veshur me ngjyra farfuri,
i bardhë si bora,
i qeshur si drita,
i ëmbël si mjalti i hojeve,
i shpejtë si vetëtima.
Kohë e tashme,
kohë e shkuar,
kohë e largët…
Brenda tyre je vetëm ti,
fytyrë qeshur,
gjithmonë i ri!
Please follow and like us: