Albspirit

Media/News/Publishing

Zanë Mali: ÇASTI QË E JETOVA

 

Në majën e gjuhës sime përherë emri i tij është

bebëzat e syrit më zgjerohen sa më shfaqet ajo pamje.

 

Dhe gjoksi gufon nga frymëmarrja që s’e frenoj dot

dritës ia marrin shpejtësinë rrahjet e zemrave tona.

 

Krahët gjejnë prehje në shpatullat e njëri-tjetrit

duart përthekohen fort

sa asnjë milimetër hapësirë nuk mbetet bosh.

 

Me qetësinë që më sjell ai

unë mund t’ia lexoj edhe ritmin e zemrës

kam frikë se mund t’i dalë nga vendi.

 

Këtë dashuri e lexoi në sytë e mi

çast që unë e jetova

e nuk ishte fantazi.

Please follow and like us: