Astrit Lulushi: Hamas
Si e justifikojnë protestuesit pro-palestinezë mbështetjen e tyre për sulmin vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit?
Protestuesit pro-palestinezë (jo-palestinezë dhe jo-myslimanë) thonë se Hamasi është e vetmja organizatë që lufton për palestinezët e shtypur.
Për të rrëzuar “Izraelin shtypës”, mbështetësit palestinezë duan një revolucion socialist dhe “largimin e klasës sunduese të SHBA”, sepse “i jep mbështetje Izraelit”.
Është pikërisht ajo që bënë rusët në vitin 1917 – ndjekur nga “Terrori i Kuq” dhe Lufta Civile në Rusi, e cila zgjati 5 vjet dhe shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve. Dhe pastaj nga zitë e bukës që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve, dhe më pas shtypjet politike që shkaktuan vdekjen e dhjetëra miliona, më pas nga Lufta e Dytë Botërore që shkaktoi vdekjen e 80 milionëve dhe vendosjen e diktaturave komuniste në vendet veçanërisht të pazhvilluara që sollën vuajte e vrasje të miliona njerëzve.
Stalini vrau fillimisht miqtë e tij revolucionarë – ata që kryen grushtin e shtetit komunist në tetor 1917. Nga mesi i viteve 1930, të gjithë u pushkatuan.
Dhe pastaj vrau ata që vranë miqtë e tij revolucionarë.
(Pra, nëse ju si revolucionar nuk jeni gati të ekzekutoni të gjithë miqtë tuaj aktualë, atëherë ka shumë mundësi që të vriteni nga ai që merr pushtetin).
Mbi këto gjurmë “të ndritura”, siç thoshe Enveri, ecën komunistët shqiptarë.
Kam jetuar në komunizmin e viteve 1950 – 1980, gjatë “viteve më të mira”. Ishte një sistem i tmerrshëm, shtypës, kudo ku u sprovuan socializmi dhe komunizmi. Unë dhe të mbijetuarit e tjerë të atij sistemi të tmerrshëm e shtypës ju paralajmërojmë, duke jetuar në Perëndim: zgjohuni tani, ose do të jetë tepër vonë.
Çdo përpjekje e revolucionit socialist në çdo vend sjell shtypje dhe terror, luftë civile dhe vdekje të miliona njerëzve.
Dhe tani ata thonë, duan të rrëzojnë qeverinë në vendin tuaj, sepse propaganda e Hamasit tregon video të fëmijëve të vdekur në Gaza. (Kush mund të ishte vrarë nga raketat e vetë Hamasit – sepse 1/4 e të gjitha raketave të lëshuara nga Hamasi në Izrael, janë me të meta dhe bien në vetë Gazën. Ashtu si historia tashmë famëkeqe e “sulmit ndaj një spitali”.)
Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, zëvendës shefi rus i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev premtoi se do të kishte luftë civile në SHBA.
Please follow and like us: