Albspirit

Media/News/Publishing

ALEKSANDËR MOISIU U PENGUA TË RECITONTE VARGJET E TIJ NË HAMBURG

LA TRIBUNE JUIVE (1920)/ALEKSANDËR MOISIU U PENGUA TË RECITONTE VARGJET E TIJ NË HAMBURG NGA MANIFESTIMET E SHPESHTA ANTISIMETIKE

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Dhjetor 2023

 

“La Tribune Juive” ka botuar, të premten e 2 prillit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me disa manifestime antisimetike në Hamburg asokohe kundër Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

 

Manifestime antisemitike

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kohët e fundit kemi raportuar protestën e studentëve të Karlsruhes kundër emërimit të profesorit Mayer si profesor në Shkollën Politeknike.

Zyra e Korrespondencës hebraike në Londër mori gjithashtu lajmin nga Hamburgu se aktori i njohur berlinez Aleksandër Moisiu, i cili erdhi në këtë qytet për të lexuar disa vargje, u pengua nga manifestimet e shpeshta të karakterit antisemitik.

Në të gjitha rrugët e Këlnit janë ngjitur postera nga shoqatat pan-gjermaniste që kërkojnë që popullata të rebelohet kundër zgjedhës hebraike. Janë shpërndarë trakte të shumta me të njëjtën përmbajtje”.

Please follow and like us: