Albspirit

Media/News/Publishing

Inteligjenca Artificiale “rikthen në jetë” 54 perandorë romakë, pritet reagimi i konspiracionistëve

Një artist ka kthyer bustet e ngurta të perandorëve të lashtë romakë në portrete thuajse reale. Kjo është arritur me anë të artefakteve historike dhe Inteligjencës Artificiale. Portretet u realizuan nga Daniel Voshart, një artist nga Kanadaja, i cili shpjegon se gjithçka e nisi gjatë pandemisë kur kishte shumë kohë të lirë në duar. “Ishte një projekt karantine që më doli pak nga duart, por tërhoqi vëmendjen e historianëve”. Ai më pas publikoi punën e tij të kompletuar që konsiston në disa portrete që mbulojnë 300 vite të historisë romake. Voshart zgjodhi të studionte bustet e perandorëve romakë të cilët e kontrolluan perandorinë gjatë tre shekujve, edhe pse në thelb ai nuk ka qenë asnjëherë i interesuar në historinë antike. Për të krijuar portretet, Danieli përdori një sërë softuerësh dhe burimesh duke përfshirë këtu statuja, monedha dhe piktura. Ai madje studioi disa prej perandorëve për të zbuluar më shumë rreth vendeve ku kishin lindur apo rreth paraardhësve të tyre. Mjeti kryesor që i erdhi në ndihmë ishte një program i quajtur ArtBreeder, i cili përdor një metodë të quajtur “generative adversarial network” për të manipuluar imazhe dhe për t’u shtuar atyre elemente të tjera. “Për këtë projekt, kam transformuar, apo restauruar të çara në statuja, hundë, veshë etj”. Rezultati? 800 imazhe bustesh për të krijuar 54 perandorë të Principatës. (27 Para Krishtit deri më 285 pas lindjes së Krishtit).

Ngjarja ka shokuar gjithë konspiracionistët e botës, sidomos ata ballkanikë që e lidhin këtë me 54 të fshehtët që komandojnë botën.

 

Please follow and like us: