Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: LESKOVIK

Mbytur plëng e nostalgji,

Më heq kthesa nē tē dalē,

Leskovik po vij tek ti,

Si dikur kur isha djalē.

 

Malli malit po më nget,

Të dëgjoj prapë zogjtë e këngës,

Mbi sinor që më thërret

T’i kaloj kufijtë e ëndrrës.

 

Leskovik dëborē ngrirë

Ç’mjegullnajë të pashë mbi krye

Marr me të në sytë e mi,

Pisha, bredha edhe yje.

 

Leskovik, gur prej drite,

Gërxhet lart më ndjellin lotë

Dhembin bukur në kujtime

Se me to nisa një botë..

……

Ja, kjo udhē nē tē dalē

Mē jep gjunjẽ e vrull tē ri

Tashmē burrẽ u ktheva djalē

Leskovik, po vij tek ti.

Please follow and like us: