Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Vasjari: Zgjohu, o bir!

 

Ja, ikën dhe qerosët e fundit!

I mblodhën shuk dredhitë.

Ia lidhën grykën thesit të përrallave.

 

Ashtu, mes mjegullës së gjumit,

U nisën dhe arixhofkat e falleve.

I shkrehën çadrat buzë lumit.

 

Zgjohu, o bir! Boll nektar ëndrrash përthith.

Qeros e arixhofka kapërcyen tej maleve.

Avulluan të gjithë…

Gdhiu dita, o bir, mëngjesi i halleve.

Please follow and like us: