Në studion e artistit të papërsëritshëm, Frederik Ndoci
Frederik Ndoci leu në 9 fruer 1958, në lagjen, të qytetit Shkodër.
Arsimimi
Shkollën fillore dhe unike e kreu në Shkollën “Ndoc Mazi”, i cili për 8 vite qëndroi në Tabelën e Nderit si nxanës shembullor dhe ekselent.
Aktivitete në Shkollë në rrethet e muzikës dhe pikturës si; Shtëpisë së Pionierit, Klubi “Heronjtë e Vigut” dhe në Teatrin “Migjeni.
Përgjatë 8 viteve mori pjesë në veprimtari muzikore të shkollës dhe të qytetit me Shtëpinë e Pionierit dhe Klubin e Rinisë “Heronjtë e Vigut”.
Frederiku hapi edhe një ekspozite personale me 35 piktura të stileve të ndryshme që kur ishte në klasë të II-të fillore.
Gjatë periudhës së shkollës 8 vjeçare u aktivizue me grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe më pas, të Klubit të Rinisë.
Ai u shqua kur u angazhue edhe si aktor për shfaqjet që jepeshin në pushimet dimnore pranë teatrit të Shtëpisë së Pionierit, më pas tek klubi “Heronjtë e Vigut” dhe në Teatrin “Migjeni”, duke marrë pjesë në shfaqjet artistike dhe këndue me sukses në skenat e Pallatit të Sportit disa kangë shqip e të huaja, si “Violin Zigana”, “Palma Kubana” duet me Ikbal Spahia dhe “Caminito”solo dhe “Capretua” në vitet 1971.
Në vitin 1972 fiton kinoprovën në Tiranë, për filmin “Nga mesi i errësirës”, në kinostudion “Shqipëria e re” por për shkak të biografisë politike nuk pranohet.
Çmime në festival në fëmijëri
Qysh në fëmijëri ka marrë pjesë në të gjithë festivalet lokale e kombëtare për fëmijë, si solist dhe me duete, në interpretime të vlerësuara me çmime kombëtare dhe lokale:
1967 – Çmimi i tretë në interpretimin e kangës “Rrugëve të fshatit” (Hyjo, kalë vrapo!) të Zyhdi Barbullushit.
1966 – Çmimi i tretë në interpretimin e kangës “Si gjeologët”.
1971 – Çmimi i dytë në interpretimin e këngës “Vëllai aksionist” të Leonard Dedës.
1972 – Çmimi i parë në interpretimin e kangës “Beni, Mira dhe reçeli” të Xhavit Ujkanit e Paulin Selimit (duet me Myfarete Laze).
1973 – Çmimi i tretë në interpretimin e kangës “Tornitorit” të kompozitorit Nexhmedin Dokos.
Arsimimi në shkollën e mesme muzikore
U diplomua në 1977, në Shkollën e Mesme Artistike “Prekë Jakova”, për instrumentin Oboe.
Gjithashtu zotnon edhe instrumenta të tjerë: akkordeon, pianon, mandolinë e kitarën, drum e bass si dhe instrumenta folklorikë si Lahutë, Çifteli, Gajde, Sharki, Dajre, Tarabuk, Daulle, bilbil, etj.
Aktivitete gjatë arsimimit të Shkollës së Mesme
Gjatë viteve 1973-1977 të Shkollës së Mesme artistike “Prenk Jakova”, u aktivizue me orkestrën e Estradës se Shkodrës dhe në orkestrën Simfonike (Filarmonike) te Shkodrës, duke marrë pjesë në të gjithë koncertet e organizueme, si instrumentist oboe.
Po ashtu u angazhue edhe nëpër grupe private (orkestrinat e vogla) në veprimtaritë e shkollave të mesme të qytetit, të Institutit Pedagogjik (sot Universiteti “L. Gurakuqi”, Shkodër) si dhe nëpër festa familjare të qytetarëve të Shkodrës. Kjo e ndihmoi të thellojë njohjen me folklorin dhe pafundësinë e bukurisë së kangës popullore e qytetare shkodrane, në veçanti dhe të asaj shqiptare në përgjithësi.
Mbas përfundimit të Shkollës së Mesme (1977)
– Mbas përfundimit të Shkollës së Mesme (1977) caktohet për të kryer stazhin në Kombinatin e Drunit, pastaj në Ndërmarrjen e Zooteknisë, ku jep kontribut të spikatun në ngritjen e Grupit Artistik të saj. Me këtë grup që fitoi flamurin e konkurrimit midis Grupeve Artistike të ndërmarrjeve të qytetit të Shkodrës, ishte kryesisht meritë e një pune të palodhun të Frederik Ndocit. Merrë pjesë në “Festivalin e Parë të Kangës Popullore Qytetare” të rrethit Shkodër si kangtar dhe si instrumentist oboe.
– Me tre kangë: “Skam pse me drùe” duet, “Si Zambak i bardhë” solo shoqnue me grupin “Karajfilat që ka shkodra” dhe “Moj e mir me syt e zi” kangë që Partia e Punës ia hoqi mbas natës së parë dhe ia dha një kangtare që kishte mbështetje politike, por që e shpartalloi vokalisht sepse kanga ishte krijue veçanarisht për Frederik Ndocin nga autori.
– Merr pjesë në Festivalin e Parë të Rinise së qytetit Shkodër dhe fiton Çmimin e Parë me muzikën e Nazmi Lishit dhe Çmimin e Dytë me muzikë të Tonin Tarnakut.
Studimet akademike në art, në dramaturgji dhe në muzikë
– 1978-1984: Student ne Akademin e Arteve për Dramaturgji e (kompozicion si student i jashtëm).
Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve, në Tiranë punoi në Teatrin e Operas dhe Baletit ku u aktivizue me grupin “Na Bashkoi Kënga Popullore” (NBKP), si solist dhe instrumentist, duke debutue në skenat e gjithë Shqipnisë. Për publikun shqiptar, kanë mbet të pashlyera mbresat dhe përshtypjet e tyne të gjata.
Biografia në Teatrin e Orkestrës dhe Baletit (TOB), 1978-1982
Koha përgjatë debutimit me grupin NBKP, ku Frederiku fiton dy çmime në “Dekadat e Majit”. Me këtë grup këndoi rreth 70-80 kangë me grupë dhe dhjetra solo e duete.
1979 – Duet me Agim Duro “Karajfilat që m’ka Shkodra”.
Në 1980 – Duet me Irma Libohova “Në fushë”.
1981 – Duet me Valdet Hoxha “Korrim grurin”.
Duet me Irma Libohova “2 kangë Dibrane”.
Solo në 1982 “Kjo Kosova e ka adet”.
Kjo kangë u vlersue me Urdhërin “Naim Frashëri” e Klasit të Dytë.
Dhe po at vit “Ku po shkon moj bukuroshe”.
Periudha e zymtë
Në muajin shtator 1982 dënohet penalisht dhe në dhjetor 1982 pas dënimit mblidhet Kuvendi Popullor dhe i fshin krejt karrierën e tij artistike që nga vitet 1967-1982 (ku ende sot asht e mbyllun në arshivën e dënimit).
Mbas tanë ksaj karriere dhe këtyne interpretimeve të suksesshme, vjen një periudhë e zymtë dhe e dhimbëshme për jetën e aktorit, kangëtarit dhe instrumentistit Frederik Ndoci.
Një letër anonime e akuzonte si “agjent i CIA-s, të KGB-së, të UDB-së, të Vatikanit etj.” dhe si pasojë dënohet nga Kuvendi Popullor dhe ligjet e diktaturës në fuqi. TV shqiptar ndalon hyrjen dhe çdo transmetim të interpretimeve të tij, filmike e muzikore. Pas kryerjes së dënimit, rinis punën në Burrel për disa muaj).
– 1983 nëntor. Mbas dënimit politik dhe mbas punës në Macukull të Burrelit si drejtues artistik reabilitohet disi pozitivisht dhe transferohet pranë Estradës së Shkodrës si aktor ku qëndron deri në nëntor 1990.
Mbron diplomën mbas dënimit në 1984 si aktor dhe kompozitor, por vazhdonte ndërkohë të ishte i dënuem. Ai nuk mund të shkonte në Tiranë pa leje dhe dijeninë e policisë.
Në rregjistrimet televizive për vitin e ri 1983-84 e nxjerrin nga TVSH-ja të shoqnuem me policë deri sa e hipin në tren për në Shkodër.
Në Estradën e Shkodrës si aktor në 1983
Mbas Burrelit transferohet si aktor në Estradën e Shkodrës, ku menjëherë spikat cilësia e lartë e interpretimeve, duke patur vlerësime pozitive edhe nga tana gazetat, revistat e shtypi të kohës.
Biografi ndërmjetse e shkurtën; 1981 – 1983
Nga jeta e tij artistike pranë Kinostudios “Shqiperia e Re”.
– Në vitin 1981 fiton kinoprovën për aktor në filmin “Në çdo stinë” të regjisorit Viktor Gjika (në rolin e kitaristit).
– Vitet 1983-1984 shënojnë një kthesë të re në jetën e artistit Frederik Ndocit, mbasi edhe pse i dënuem si artist e i pezulluem për regjistrim televiziv ndër spektakle, çuditërisht ai fiton një mbas një të gjitha kinoprovat për aktor në role filmash, të ndryshëm.
– 1983 merr pjesë në filmin “Fundi i një gjakmarrjeje” të regjizorit Rikard Ljarja. Filmi, roli i luajtun nga Frederiku aktor, fiton çmim të Kinostudios dhe vlerësohet nga shtypi kombtar dhe publiku i kinemasë. Asht edhe në enciklopedinë e mjeshtrave ma të mëdhej të aktrimit të kinostudios.
Aktori Frederik në Estradën e Shkodrës në 1983
Ridënim;
Gjashtë muaj punë të rëndë fizike në riedukim, ne NISH Tulla Shkoder.
Dënohet përsëri, kësaj rradhe nga komunistat dhe kolektivi i estradës, mbasi nuk ishin shumë të lumtun që Frederiku të angazhohej edhe me filmin artistik shqiptar. Edhe pse urdhërin për shkëputje nga puna e jepte Ministria e Arsim – Kulturës, komunistat provincial nuk donin t’ia dinin. Shkëputja për një kohë nga veprimtaria artistike e estradës së Shkodrës, për shkak të filmit i shkaton sërish probleme me “hijen e përsekutimit” që e ndjek dhe për këtë arsye dënohet sërish me gjashtë muaj punë të rëndë fizike në riedukim, ne NISH Tulla Shkodër.
Rolet në filmat shqiptarë; 1981-1989
Ndërkohë po paraqesim rolet në filmat shqiptarë qe pasurojnë biografinë e tij artistike si psh:
“Kitaristi” në filmin “Në çdo stinë, 1981” të regjisorit Viktor Gjika; “Loshi”tek filmi “Fundi i një gjakmarrjeje”1983 e regjisorit Rikard Ljarja; “Tagrambledhësi”, ne filmin “Dasma e shtyrë” 1984 të regjisorit Mark Topallaj; “Leka”, në filmin “Kur hapen dyert e jetës, 1986” të regjisorit Rikard Ljarja; “Mario”, në filmin ” Flutura në kabinën time” 1988 të regjisorit Vladimir Prifti; “Andi Bega” (protagonist) në filmin “Edhe ashtu edhe kështu”1989.
Skenarist e regjisor Bujar Kapexhiu.
Nuk çuditemi që në ditët e sotme pothuajse të gjithë filmat ku ka marrë pjesë artisti ynë Frederik Ndoci (F.N.) jepen disa dhjetra herë në ekranet e televizionit.
Vjeti 1988 – Vjeti i rehabilitimit në skenë!
F.N. me Ardit Gjebrea
(Shok i femijërisë në festivalet kombtare të pionjerit)
Në fundin e viteve ’87 një takim me mikun e fëmijërisë, ku takoheshin përvit përgjatë festivaleve kombëtare për fatosa e pionierë, që zhvillohej tradicionalisht në Shkodër, me kantautorin e artistin e mirënjohur, Ardit Gjebrea (shok i fëmijërisë në festivalet kombëtare të pionierit) takim që bahet vendimtar për rikthimin e artistit në skenën e TV-shqiptare, ndoshta asokohe i duhej situatës si edhe Perestroika, karriera e hershme dhe talenti reabilituan dhe e kthyen artistin F.N. në skenën e Festivalin e Pranverës 1988, me kangën “Pranvera do lule shumë” të prezantueme nga Rita Ndoci.
Pra në Mars 1988, Frederik Ndoci merr pjesë në festivalin “Kur Vjen Pranvera” me kangën “Pranvera do lule shumë”. Kjo kangë shënon kthesë të madhe në muzikën shqiptare, mbasi njëherë e mirë realizmi socialist thyhet në kornizë të përgjithshme. Kangë model e cila për herë të parë u kthye nga bizzz e spektatorit plotë 6 herë për t’u rikëndue në skenë.
Në Dhjetor 1988, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 27-të në RTSH me këngën “Në çdo zemër një herë troket”, ku fiton Çmim të Dytë edhe pse me paracovid-19 me temperaturën 410 C u detyrue me këndue live.
Dhe: –
Po në Dhjetor 1988, Irma Libohova & Frederik Ndoci marrin pjesë në Festivali i 27-të në RTSH me kangën “Jeto Rinine”. Edhe kjo kangë fiton vendin e tretë.
Në Prill 1989, Frederik Ndoci prapë merr pjesë në festivalin “Kur Vjen Pranvera 1989” me kangën “Sytë e tu”.
Kanga ”Evergreen” e pavdekshme apriory.
Në Dhjetor 1989, Frederik Ndoci, Manjola Nallbani & Juli Ndoci marrin pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën “Toka E Diellit”, ku fituan Çmimin e Parë.
Dhe
Po në Dhjetor 1989, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivalin e 28-të në RTSH me kangën “Këngë pafund është rinia”, që renditet e pesta.
“Një dashuri në jetë”, kangë në finalen e filmit “Kur hapen dyert e jetës” do jetë kanga që rehabilitoi dhe e solli para spektatorit përfundimisht artistin Frederik Ndoci.
Gjatë viteve 1988-1990 merr pjesë në anketat muzikore, ku dhe fiton dy prej tyne si dhe ndër spektakle televizive. Psh.
Kanga “Vala dhe Shkëmbi” do mbetet hit i artistit, si dhe disa dhjetra kangë si:
“Faleminderit”, “Qyteti i ëndrrave”, “Rrugë pa fund, kënga ime”, “Kjo Mbrëmje e qetë”, “Puthja me dhune”, “Moj e mir me syte e zi”, “Putpuri gjith shqiptare”, “3 kangë shkodrane”, “Putpuri qytetare shkodrane”, pra janë rregjistrime kangësh për anketa muzikore dhe për spektakle televizive.
Në Prill 1990, Frederik Ndoci merr pjesë në “Kur vjen pranvera 1990” me kangën “Ne bijtë e lirisë” ku vlerësohet me çmim të dytë.
Në Dhjetor 1990, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Ditë tjetër”.
– Çmimi i gazetarisë. Dhe me “Hap dritaret Europë”, kanga që u ba arësye për t’u largu nga skena shqiptare.
Në Dhjetor 1990, Frederik Ndoci merrë pjesë në Festivalin e 29-të në RTSH me këngën “Le të hapen dritaret”. Kanga nuk u transmetue në Televizion pra u transmetuan nga 12 kangë, vetëm 11 nga që spektatori në sallë e ktheu natën në një demostratë të vogël politike, ku u ndezën flakë, përveç revista e gazeta edhe këmisha. Kanga nga që ishte cilësore nuk u transmetua pra në natën e parë sepse rrezikonte kangën që ishte vendos nga parapagesa, por u dëgjua nga juritë e rretheve një herë në natën finale dhe u rendit e 4- ta. Edhe pse e ndigjuen vetëm një natë. Kishte fillue pra korrupsioni i vlersimeve dhe autori i kangës, që fitoi me pagesë çmimin e parë, e vendosun si çmim qysh në qershor, sepse ministrat e muzikës morën plot 10.000 marka që pagoi kompozitori Flamur Shehu.
1991: Frederik Ndoci largohet nga Shqipnia
1991 janar asht largimi nga Shqipnia dhe rikthimi në festivalin e fund vitit me 1995, me kangën “Guitarrat e Paqes”.
Në Bergamo të Italisë, mbas 1991
Mbas 1991 në muajin shkurt migron në ex jugosllavi në një turne largimi per disa muaj me koncerte dhe nga muaji (fund prill) hyn në Itali dhe vendoset në Bergamo. Aty punon punë të rëndomta ndihmës karpentier.
Rastësia sjell artistin në skenë dhe i vetëm banë një performance rreth 2-3 ore në një festë arenë lokale, ku një grup orkestral njofton se e ka të pamundun të vijë në spektakël, atehere Frederiku i propozon atyne se mund ta kryente i vetem per te debutuar me një electric keyboards para mijra spektatorve që prisnin grupin që nuk do vinte. Kjo rastësi e jashtëzakonshme do i hapte rrugën për të vazhdue karrierën si artist.
Një periudhë artistike bashkëpunimi të ndame në dy cikle kohore;
– Në 1991 – 4 muaj
– Në 1993 vetëm 7 muaj me grupin “Le Rose Rosse” si guitarist dhe vokal pista arena attractions.
Pra i afrohet punë si guitarrist dhe solist në grupin “Le rose rosse” Piacenza.
Po në 1992 transferohet si kangtar lider në grupin “Le Pagine d’album” ku në muajt e parë realizon regjistrimin muzik kasetë dhe CD me 12 kangë revival ”Di tutto di piu”.
Ndërsa disa muaj më mbas në vitin 1993 realizon regjistrimin e Cd “Sono Gitano”. E cila doli paralel me long Disk dhe muzi-kasetë me 12 kangë ku 9 ishin kangë të reja, dy prej tyre “Dove sei”, “Dolçe Maria” ishin kompozim i tij.
Kthehemi prap mbrapa në kohën e artë kur debutonte në Itali. Në një emision televiziv që ishte i përditshëm me titull “Canta Italia” do ishte video-clip i Frederikut “Caminito” që e hapte këtë program televiziv për ma shumë se 7 muaj dhe për 17 muaj kanga e siglës së mbylljes së këtij programi ishte “Malagueña”.
Frederiku do ishte i ftuem në të gjitha ekranet televizive e të gjithë qyteteve të Italisë së Veriut. 2-3 herë në muaj, kangët e tij dëgjoheshin në të gjitha emitentet radio televizive të Italisë “Rete 4”, “ Tele5”, “Italia UNO” e tjer.
Në Itali përveç grupit “La pagina d’album” që ishte lider vokal i grupit ku numurohen çdo muaj 25 shfaqje dhe përban karrierën brilante në prezantimin e tij para publikut të gjanë italian.
Në vitin 1994 bahet lider vokal me grupin “Les Bon Bon” sukses internacional nepër Europë dhe Amerikë. me mbas debuton lider me grupin i cili e shoqnoi edhe në një rikthim në Shqipni duke dhanë çfaqje në dhjetra qytete dhe tek sheshi “Demokracia”. Dhe në Pallatin e Kongreseve.
Gjatë kohës së qëndrimit në Itali levizi ne tere Italine duke debutuar ne Teatro ne Sheshe për festa të mëdha diskotekat ma të mëdha dhe në salla sporti etj.
1996; Në USA San Diego California.
Në 1996 lëviz përfundimisht në USA San Diego California.
Kishte një ofertë për të regjistrue një CD me kangë të reja kryesisht Gospel style.
Titulli i CD dhe kasetës “Frederik Ndoci & Friends”, ku kanga “From my heart” dhe “God new Birth” janë kompozim të Frederik Ndocit.
Në Dhjetor 1996, Frederik Ndoci rikthehet nga California dhe merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Kitarrat e paqes” kushtue misionit të shenjtë të Nanë Tereza dhe “Engjëjt e Prespës”. Kjo kangë nuk ishte konkuruese por ofert shpirtbamirsie kështu vajzave maturante dhe profesorit që mbetën te mbytuna në Liqenin e Prespës.
1997- nga Shadow Montain Church San Diego per CD Gospel “Frederik Ndoci &friends” jepet “Çertefikate Nderimi”(appreciation Certefikat).
Në 1998 Nga OKB jepet “Appreciation Certefikat”, “artist Frederik Ndoci international peace ambasador“.
Shkurt 1999 “special Ricognition” si mësim-dhanës, from president of California School of Professional Psychology, San Diego.
Frederiku poet
Ndër projektet e shumta të Frederik Ndocit e gjejmë edhe si poetë të mirfilltë me 3 botime;
“I lindur dhe plak i divorciar” krijimtari nga fëmijeria, adoloshenca dhe gjer me 2006;
“Mozaik nga jeta dhe Arti”, përfshi si krijimtari nga vitet 2005-2011.
“Ku e kur po e lám me u pa” asht botimi i një përmbledhje me afro 80 poezi, krijimtari që perfshin vitet 2012-2022.
Ndërsa së shpejti përmbledhje nga tre librat me poezi me titullin “Zërat e shpirtit”, me rreth 200 gjithsej poezi, të gjitha të shkrueme që nga fëmijëria e hershme e gjer në emigrimin e gjatë të kangëtarit nëpër botë.
Kjo asht hera e parë, që kangtari Ndoci, del para publikut edhe në një profil tjetër, në atë të poetit. Në poezitë e tij, ai flet për tematika që shtrihen në fusha dhe prekin probleme të ndryshme, që nga politika, problemet sociale, braktisja, dashnia etj.
Asht mendimi dhe reflektimi, që e ka shoqnue nëpër rrugët e tij në botë, që nga toka e parë e huaj ku emigroi – Spanja – deri tek Toka e Premtuar e Lirisë- Amerika.
Gjithashtu, përshkruan mbresa udhëtimesh në vende të tjera europiane, ku dha koncerte apo vizitoi mrekullitë e natyrës. Në vëllimin “Mozaik nga Arti dhe jeta” gjejmë edhe 120 aforizma të autorit. Ku cinizmi dhe mprehtesia e qytetaris Shkodrane bie ne sy.
Në Dhjetor 2006, Frederik Ndoci rikthehet në Shqipni
Rikthimi nga USA 2006 me kangën “Balada e Gurit”. Me mbas:
“Porsi ty nuk ka një tjetër”, “Ah ky madh”, “Jeta ime”, “Një dit Shprese”, “Martiret e Fese” si dhe kangët e krijuem për artistë të tjerë.
Në Dhjetor 2006, Frederik Ndoci rikthehet në Shqipni për të plotësue atë pjesë së portretit artistik të tij në tana dimensionet maksimale. Ai merë pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me kangën “Balada e Gurit”, në bashkëpunim me Aida Caci Ndoci, ku fitoi Çmimin e Parë. Kënga asht kompozue nga Ardian Hila, me tekst të Pandi Laços dhe me orkestrim të Ardian Hilës.
Me këtë kangë, F.N. prezantoi Shqipninë në Festivalin Europian të kangës “Eurovision Song Contest 2007” në Helsinki, Finlandë me titullin e ri “Hear my plea”, duke u rendit e 17-ta, edhe pse në mes 42 kengeve renditet ne finale e 11-ta, nga komisioni qendror i Eurosong.
Në 2006 – Në TV Klan spektakli i përjavshëm “Ce la vie” për 4 muaj Classic Jazz dekorohet kanga e interpretueme nga Frederik Ndoci “Falling in Love again” si kanga ma precious jazz e vitit. Duke rendit ndër enciclopedinë e Jazz-it, Frederikun ndër 1000 zërat e rrallë.
Realizimi i videoklipit me Rosela Gjylbegun dhe Dorina Garuci “Biri yt un jam”.
Në star akademi të organizueme nga zj. Zana Çela, një “Çertefikate mirnjohje“ me motivacionin “Frederik Ndoci our famous star well known world wide”.
Koncert internacional në bashkëpunim me një grup italian, organizuar nga Paolo Pioli në qendrën e qytetit Shkodër me rastin e ditës së Karnevaleve.
Në Korçë koncert me Serenaten Shkodrane në sheshin e pazarit.
Në Akademine e Arteve drejtoi programin dhe debutoi në 16 kangë me “Big Band Gaspër Çiurçia” koncert kushtue aktivitetit artistik te Gaspër Çiurcisë.
Ka një repertor me rreth 400 kangë të rregjistrueme në studio në vende e kontinente të ndryshme si në Shqipë, ku shumica janë anglishm spanisht, italisht, frengjisht dhe në gjuhën grekej. Ku gjysma e tyne janë edhe video.
TITUJT
(që u ka nxjerrë punë e nuk kan përtu me ja dhanë-simbas kontributit të Frederikut).
– 2007 Shkurt i jepet titulli:-“Ambasador i Emigracionit shqiptar”.
– 2007 Prill: Certefikatë Nderi “Frederik Ndoci“, Ambasador i këngës Shqiptare nepër bote” akorduem nga Fan Club Eurosong Helsinki Finland.
– Qershor 2007 Eurosong Helsinki 2007, “Çertefikatë Nderi”, Frederik Ndoci për debutimin e shkëlqyer në këtë event me kangën “Hear My Plea” renditet në zërat brilantë të Eurosong në dekada.
– 2007 Maj i jepet titulli: “Kalorës oborrtar i nderit i mbretnisë shqiptare”, akorduem nga Princ Leka.
Tituj në Amerikë në 2007
I jepet titulli 2007 USA competition “The best american epic song” me kangën e kompozueme prej Frederik Ndoci muzika dhe teksti “The crying field” (fusha e lotve).
Kanga “Piano on a moon” e përzgjedhun nga NASA ndër 1000 kanget ma të bukura për t’u ndjerë në audio sonda në planetin Mars.
Nga kritikët e “Billboard General Music” cilsohet si një ndër 50 vokalet ma kristale te planetit.
Në ”Indipendent Music Awards (IMA) 2007”, kanga e kompozueme me muzikë dhe tekst prej Frederik Ndoci “Corason de cristal” (zemra e kristaltë) shkon në 5-shen finale në ”Latin section” se bashku me artistat e mëdhej si Cristine Aguilera dhe Enrique Iglesias dhe kanga e interpretimi i F.N. rradhitet e treta.
Kangët:
“All the love in the world”, “Canterina”, “Glas heart”, “The crying field”, “Corason de cristal” dhe “Musica”.
Të kompozueme dhe tekst të Frederik Ndocit dhe sëbashku me kangët:
“Piano on a Moon”, “El dichioso soy yo”, “Return to me”, “Senza te” shkojnë në “Grammy Awards 2007” në CD “Canterina” e nominuem emri i Frederik Ndocit plot 15 herë për çmim “Grammy” në 2007.
Më datë 27 Qershor 2007, Frederik Ndoci publikon videoklipin “Hear My Plea”.
Në vitin 2008 i jepet titulli “Artist Ambasador i Kombit nepër botë”, titull i akorduem nga Presidenti Bamir Topi.
2009 Nëntor i Jepet statue e titull “Master star of Jazz” e akorduem nga “Jazz center celebrity US.
Në Prill 2009 merr titullin “Mirënjohje e Qytetit Shkodër”.
Çmime kangësh në Shqipni
Një kangë e kompozueme për fëmijë me titull “Skam ma përse” në 2010, me tekstë të Alfred Çapalikut, muzika Frederik Ndoci, këndoi Niki Mjeda. Kangë që fitoi tre çmime gjithsejt sepse u paraqit në tre konkurime. Me vlersime dy çmime të para në internacional kompetition në Mal të Zi dhe në Serbi.
Dhe të dytin në Shkodër, festivali mbarkombetar i fëmijeve 2010 “Ah ky mall”, fituese e festivalit të kangës popullore qytetare në TV Klan me tekstë të Frederik Ndocit e muzika, Leila Agolli
Në Dhjetor 2011, Frederik Ndoci merrë pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me Motrat Rita dhe Juli me këngën “Oh.. Jeta Ime”.
Vetë autor i tekstit, Muzika Leila Agolli.
2010 – Merr pjesë në kangët qytetare të shekullit, organizue nga TV “Klan”, ku sjell plot 16 kangë të ripunueme popullore qytetare dhe spikat në Koncertin e tij recital në shkurt 2011.
2010 – Tetor “Qytetar Nderi i Tuzit”, titull i akorduem nga kryetari i komunitetit Shqiptar të Malsisë së Malit të Zi.
Në 2010-2014 në spektaklet maratone te TV Klan në kangët popullore qytetare ku regjistrova rreth 40 kange qytetare Shkodrane dhe Shqiptare solo dhe duete.
Në Tetor 2011 zgidhet në 7-shen e komisionit te studimevw shkencore pellazgjike me mandat deri në konferencën e rradhës.
Në Mars 2012 realizoi koncert recital personal me te ftuar ne TV klan Në RTSh Festivali i kangës fitoi çmim të parë në seksionin e të rinjve me kangët “Ah jet oh jete” të kënduem nga Hersiana Matmuja me tekst e muzikë e Frederik Ndocit dhe kangën “Pasuri e Pasurive“ të kënduem nga Maria Prifti.
Në Festivalin e parë të kangës popullore Qytetare fitoi vendin e pare me kangën “Mëkat me u mplake larg teje” dhe me një Çertefikatë Mirnjohje për Jaren shkodrane: “Për mue paska ken kismet”
Në edicioni e ri të kangve të shekullit 2013-2014 regjistroi edhe 16 kange të reja…
Disertacion “Mbreti Dardani, krijues i 13 formave muzikore te modeve Jazz”.
Tashma në mbrojtje të një teme dezertacioni, me temën shkencore “Mbreti Dardani krijues i 13 formave muzikore të modeve Jazz”.
Në 2012. Në spektaklin 100 vjet muzik regjistron 15 kangë të tjera internacionale dhe shqiptare.
2012 “Mekat me u mplak larg teje”, teksti Frederik Ndoci, Muzika Klevis Gjergji dhe F.Ndoci. Çmimi parë i festivalit dhe i kritikës Kanga “Return to me” përzgjidhet në një compilation në New York ndër 30 artistët ma të mirë që debutojnë kanget e krijueme nga “October Project”.
Në Dhjetor 2013, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 52-të në RTSH me kangën “Një Ditë Shprese”, me tekstë Agim Doçi. Vetë Autor i muzikës, i vlersuem me “çmim të karrierës” dhe “vleresim i vecante i medias” dhe renditun e 3-ta, në shtator 2014 në koncertin me rastin e ardhjes se Papa Francesco këndoi 6 kangë, ku dy prej tyne kishin si autor i muzikës Frederik Ndocin dhe teksti Agim Doçin me kangët; “Martirët e Fesë” dhe “Nji ditë shprese”.
Në Tetor 2012: “Ndera e Dukagjinit”nga komisioni i “Qendrës kulturore Dukagjin”.
Në Qershor 2013 i jepet “Çertefikatë Mirnjohjeje” nga festivali mbarkombetar për fëmijë.
2014 – Shtator me rastin e vizitës së Papa Francesko në Shqipni. Vetë Papa Francesco i jepë titullin: “Sua Santita Francesco imparte di cuore l’implorata – “Benedizione Apostolica a Frederik Ndoci”.
Në tetor 2014 i jepet “Mirnjohje” nga Ambasadori i Vatikanit në Tiranë nga Monsignor George Frendo ipeshkv Ndihmës i Tiranës dhe sekretar i përgjithshëm i konferencës ipeshkvore Shqiptare.
2015 – Qershor-“Mjeshtër i Madh”, titull i akorduem nga Presidenti Bujar Nishani.
2016 – Merrë pjes F.N. në një film “3 XXX” xhirue në Tiranë në 2016
2018 – Dhe në 2018 një tjetër film në New York “Albanian gangs” muovi internacional.
Ndërsa në “Kënga Magjike” përfaqsohet me dy kangë: “Ah natë moj natë” këndue nga Hersiana Matmuja dhe kanga “Kam andrra” kënduar nga Joana Toma; kanga e parë me tekst e muzikë nga F.N., ndërsa e dyta vetëm muzika.
Më datë 22 Dhjetor 2018, Top Media publikojnë videoklipin “Lule”, në bashkëpunim me Top Channel.
Në 2019 USA citizen Celebration.
Në shtator të 2019 një turne rreth 100 ditë në Australia me dhjetra Koncerte te ndryshme në Sydney Melburn, Adelaide, Brisbaun me komunitetin Shqiptar Italian dhe me Australian-sky TV koncert për Krishtlindje dhe me realizim të rregjistrimit të dy kangve: “Margherita” new Arangment dhe kanga e “Kanga e Pijes”.
2021 – Gjatë karantinës ka kriju disa dhjetra kangë të reja; “Lulja mbi lulet” e tjera.
“Bija ime”, Nji kolazh për kristmas,