Albspirit

Media/News/Publishing

Shefqet Meko: “Mblesi” amerikan 

-Ishte ideja apo dollari, apo të dyja njëkohshëm e bënë njeriun të “çmendet”?-

Herët në vitet 1980, më ra në dorë një dollar amerikan. E palosa fshehtas, e futa në protofolin  e asaj kohe dhe e mbajta si  diçka fati emblematik në jetën time. Ndieja se do më sillte diçka. Ato kohë unë isha “student me rrogë” diçka që vetëm dy vetë e gëzonin në Tiranën e atëhershme. Unë isha një nga “këta dy”. Kisha “skenderbej” shqiptarë, por ai dollar i vetëm më dukej diçka e rrallë. Kur tregu u hap, vështrova edhe prerjet e tjera të valutës amerikane, por atë dollar nuk e lëviza nga kuleta ime. Më dukej një “engjërvi” që një ditë do të “fliste”. Por, një moment më rrodhën mendë edhe mua. Diku pranë hotel Vjosës, në cepin verior të Pallatit të Kulturës, dy të rinj luanin loja fati me gogla. Disa njerëz shikonin. U afrova të sodisja si kureshtar dhe sytë e mi veçuan se gogla ishte diku dhe si i çmendur, bërtitat “Këtu”. Isha aq i sigurt, saqë mund të vendosja “peng” veten time ndaj nxorra protofolin dhe e vendosa mbi dorën që fshihte goglën. “Këtu, thashë, duke lëshuar protofolin tim. Prisja të fitoja, por kur  djaloshi hapi “kutinë e pandorës”, asnjë gogël nuk shihej dhe protofoli im u “skekuestrua”. Isha gati t’ia futja vetes me grushta. Kisha humbur. Ata dy djem rrëmbyen protofolin tim dhe u zhdukën. “Mos bërtita, aty kam dollarin e fatit tim… Ma jepni vetëm atë ju lutem”. Por ata u zhdukën duke marrë gjithçka që kisha në “kuletën e kohës”. Mendja më mbeti tek Dollari që nuk e pashë kurrë më me sy…

Tani në Amerikë, kam vetëm “karta plastike” dhe shoh vetëm numra. Rrallë shumë rrallë mbaj monedha reale, por sa herë shoh transaksione kesh nëpër lokale, mendja ime shkon tek monedha njëdollarëshe që e humba si “Xheferi simiten” . Në çfarë xhepi vallë mund të ketë përfunduar ai  “Dollari im” që fjeti gati një dekadë në xhepin tim? A është e mundur ta gjej përsëri duke paguar edhe  njëqindfishin e vlerës? Është e pamundur. Në  çerekshekullin e jetës sime në Amerikë kam nënshkruar  në letra gati një million dollarë borxhe shtëpish, makinash e financime në shkollat  e fëmijve. Kudo numrat si grepi që kap peshkun. Nuk ka asgjë në jetën amerikane, asgjë pa qënë në mess “mblesi universal”-Dollar. Kulti i kësaj vlere është në të vërtetë pushteti dhe liria e vërtetë amerikane. Le të themi sa të duam, liria, e drejta e njeriut,  fjala e lirë, mundësia, tregu, ekonomia , shansi etj. Të gjitha dhe ndaj çdo gjëje mbetet “Mblesëria” uniersale e dollarit.

Ishte ideja apo Dollari e para? Natyrisht ishte ideja që “shpiku” dollarin dhe tani është ky i fundit që “frymëzon  ide pafund”. Është gati e pamundur të ndash idenë nga dollari. Dollari dhe idetë janë një “aliazh” i kohës moderrne. Janë bërë bashkë dhe nuk ndahen. Ku ka ide, vërshojnë dollarët, ku ka dollarë “çmenden idetë”. Është aq komplekse  marrëdhënia Ide-Dollar e Dollar-Ide saqë  sikur të gjithë të mund të  bashkohemi një çast e të kërkojmë “divorc” me dollarin, “Monedha 1 Dollarshe”, përsëri do na mundë. Madje mbase ajo kartmonedhë e vetme që unë e “humba në Tiranë” mund të  qëndrojë fitimtare ndaj gjithë “turmës së divorcuar” nga dollari.

Fetishizimi i dollarit dhe ideve që “pjellin” fitim, është një mode e vjetër që nuk ka dalë kurrë “jashtë modë”. Ideja dhe dollari janë “Tangoja” më e lashtë që së bashku në “valsin pa fund” e kanë çmendur njeriun   dhe do vijojnë ta “tërbojnë”.  Unë jam për balancën mes  vlerës monetare dhe vlerës njerëzore. Por realisht kjo është dhe mbetet një ballancë  gati e pamundur. Në shoqërinë e lirë “Mblesi” dollar që na lidh me gjithçka  tjetër material që duam dhe ëndërrojmë, është bërë  “pushteti i vërtetë”. Vetëm po të kesh dollar dhe pasuri mund të kërkosh të bëhesh kongrsesmen, senator apo president i Amerikës apo çdo vendi tjetër. Sado që flasim për vlera, mençuri, principe, barazi apo ndershmëri, është “Mblesi” që gati rregullon gjithshka. Vetëm një shembull i thjeshtë: nëse ti me dashje apo po dashje “vret dikë” dhe bie në dorë të policisë, nuk bën asnjë ditë burg para gjyqit. Mjafton të paguash një million dollar dhe “Gjykata të le të lirë”, por nëse nuk ke asnjë kacidhe, do presësh  ditën e gjyqit në burg. A është e drejtë kjo? Dekadën e shkuar një kandidat për president në Amerikë tha publikisht: “Unë mund të  qëlloj dikë  për vdekje… dhe përsëri njerëzit do më votojnë për president”. Ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë deklarate po të ishte “xhepshpuar”.

Më tregoni diku ku nuk është “Mblesi” dollar? Kur them dollar nënkluptoj çdo vlerë monetare. A mund të sillni në mendje kur shkoni në kishë, pas lutjeve të së djelës  u zgjatet një “kosh” për të hedhur dollarët si kusht për të qënë “pjesë e kishës”. Edhe në xhami shkohet për të “hedhur lekë”. E nëse dollari është “Mbles” mes njeriut dhe Zotit e ku tjetër ai nuk mund të jetë? “Mblesi” dollar bën përherë mrekullira, por po aq edhe mëkate. A nuk është ky “mbles” që korrupton pushtetarët dhe “mbron krimin” dhe vret njeriun?… A nuk është ky “Mbles” që futet kudo dhe nuk ështe e lehtë ta gjesh?…

Kur llotaria kombëtare amerikane arrin shifra marramëndëse, nëpër ekrane dhe gazeta jepet lajmi i madh: “Ju mund të jeni fitues i një milliard dollarë”, “Mund të jeni pasaniku i madh”. Njerëzit vrapojnë të blejnë një biletë  me shpresën e  të qënit fitues. I kam soditur njerëzit të jenë në radhë për të blerë dy dollar biletën e fatit. Jo rrallë jam futur edhe unë në radhë, por të nesërmen bileta ime nuk ishte fituese… Po të mos e kisha humbur monedhën e parë, mbase me të do të kisha fituar llotarinë kombëtare amerikane.  Do kisha më shumë dollarë, më shumë famë, më shumë emër. Po ç’më duhen? Unë kam aq sa “nuk mbarohen kurrë” pse duhet të jem i çmendur ndaj një “Mblesi” që nuk ka as frena, as moral, por vetëm numra që “të çmendin”?…

Ah sikur të kisha akoma atë kartmonedhë të vetme që në ato kohë, më bënte të ndihesha i pasur dhe me fat? Mendja ime i ka fajet që m’i qorrollepsi “gogla mashtruese” në mes të Tiranës….Tani e kuptoj se isha “viktima e parë” e kohës parapiramidale. Më mashtroi “Mblesi” plangprishës që quhet: Dollar Amerikan.

Populli im e thotë bukur: Mos u verbo pas parasë. Gëzo atë që ke dhe ruaje mos të të ikë kot, si kartmonedha ime e parë një dollarshe. Sa bukur thënë “As kemi, as na mbarohen”. Mos ja bëni këtë me dije “Mblesit amerikan”… Ai  do njeriun e pangopur.

 

Minneapolis, 25 Nëntor 2023.

Please follow and like us: