Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Llazo: Edukimi dhe mirëqënia sociale

 

 

??????????

Kapitali njerëzor e sheh perspektivën në arsim si ndikues i drejtpërdrejtë në produktivitetin e saj nëpërmjet aftësive të krijimit. Duke krijuar aftësi në rritjen e produktivitetit të punës, arsimi shihet si një forcë që ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe mirëqënien sociale. Rëndësia e shkollimit dhe e shkallës së arritjeve arsimore të forcës punëtore është faktori kyç në produktivitetin dhe fleksibilitetin e tregut të punës. Por ajo çka është më e rëndësishmja por jo vetëm ai përmirëson përshtajten e shoqërive ndaj kërkesave socialo- ekonomike, kulturore dhe teknologjike në  epokën tonë. Arritjet arsimore janë aq të rëndësishme  gjatë ciklit jetësor të një individi sa që e shoqërojnë atë në çdo fushë duke i gjeneruar të ardhura ekonomike dhe një status social dhe kulturor hap pas hapi. Ndaj individi e sheh edukimin si një investim gjithëpërfshirës nga i cili burojnë rrënjët e dijes që degëzohen në fushat e ndryshme të jetës. Edukim, mirëqënie sociale, ekonomike dhe breza me aspirata te larta.

Si t’i orientoni fëmijët tuaj drejt rrugës së suksesit?

Zgjedhja e duhur e karrierës është një nga vendimet më të rëndësishme që një individ do të marrë në jetën e tij. Mund të jetë akoma më e vështirë, veçanërisht kur ka kaq shumë opsione për të zgjedhur. Si prind është detyra juaj të bisedoni me fëmijët për dëshirat, pasionet dhe profesionet që i interesojnë. Ju mund t’i ndihmoni ata të hulumtojnë karriera të ndryshme dhe të zbulojnë aftësitë e nevojshme në fusha të caktuara. Ndikimi juaj mund të jetë pozitiv në zgjedhjen e fëmijës tuaj.

Disa hapa të thjeshtë për zgjedhjet e karrierës së fëmijës suaj;  

  • bëni një plan karriere
  • bëjini fëmijët tuaj që të bisedojnë për punët që bëjnë njerëzit e tjerë.
  • diskutoni llojet e punëve që mund të jenë të rëndesishme për interesat, aspiratat dhe aftësitë e tyre.
  • degjoni fëmijët tuaj dhe diskutoni opsionet e tij.
  • jeni të hapur ndaj ideve të tyre dhe inlurajoni ato të eksplorojnë të gjitha opsionet e tyre.
  • dëgjoni dhe mos gjykoni.
  • zgjedhjet e fëmijës tuaj duhet të bazohen në aftësitë e tyre dhe jo në atë që ju mendoni se duhet të bëj.
  • njihni opsionet për punësimin dhe trajnimet.
  • diskutoni idetë dhe opsionet me mësuesit ose këshilluesit e karrierës.

Përvoja lidhet ngushtë me këto faktorë. Ndaj secili duhet të bëjë një analizë më të mirë në vetvete dhe të përcaktojë qartë këto pika të cilat ndihmojnë në sukses të dëshiruar për çdo individ. Vetëvlerësimi është gjithashtu një pjese e rëndësishme e vendimmarrjes së karrierës pasi transmeton më mirë përvojat personale bazuar në njohuri praktike apo teorike. Motivimi është çelësi i suksesit jo vetem në menaxhimin apo vendimmarrjen e karrierës, por në çdo fushë të jetës. Nëpërmjet motivimit individi merr vendim për një drejtim të caktuar i cili jo gjithmonë domosdoshmërisht lidhet me profesionin apo vendimmarrjen e karrierës, por shërben për të arritur atë ç’ka ai dëshiron, si; gjetjen e punës apo zhvillimin e aftësive në fusha të caktuara. Të gjitha pikat e lartpërmendura ndihmojnë dhe shtyjnë çdo individ drejt rrugës së përparimit dhe suksesit.

Please follow and like us: