Dr. Vlora Obertinca: Motivimi, terapi për të shëruar shpirtin
“Motivimi është terapi për të shëruar shpirtin, e ashtuquajtura psikoterapi, që rrjedh nga greqishtja, “ψυχη (psihi)”–“shpirti” dhe “θεραπεία (therapia)”-“terapi” – Dr. Vlora Obertinca.
Psikoterapia apo motivimi duhet të zbatohet çdo ditë nga ne, duke i dhënë vullnet njeri-tjetrit me fjalë të mira, sepse kështu e ndihmojmë njeri-tjetrin, që mendimet tona pozitive të mos bien poshtë. E nëse nuk e përdorim çdo ditë motivimin apo psikoterapinë, mund të shkojmë në depresion dhe do të na duhen patjetër ilaçe. E mandej, krahas ilaçeve, prapëseprapë do të duhet të zbatohet motivimi i quajtur shkencërisht, psikoterapi. Në fund të fundit, asgjë nuk shërohet deri në fund pa u shëruar shpirti, sepse shpirti i shëruar shëron çdo gjë në trupin tonë.
Motivimi më i mirë është biseda e shpeshtë me njerëz që kanë energji pozitive, me njerëz dashamirë që mund ta hapni zemrën e shpirtin. Kēshtu duke biseduar me njeri-tjetrin, ne shkëmbejmë energji pozitive që ndikojnë pozitivisht në motivimin tonë.
Të dashurit e mi, mos e kurseni energjinë motivuese për njeri-tjetrin, sepse njeriu ka nevojë për njeriun e mirë, siç thotë një fjalë e urtë ‘njëra dorë lanë tjetrën, e dy duart lajnë fytyrën’.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës.
Please follow and like us: