Avdush Canaj: KUR TI FLE
Kur fle trëndafilisht
ti, i miri
ëndërron
si flutura
si cicamiu
xhaxhi poeti
vjershës ia kreh flokët
më krehërin e rimave
ia lidh bistekët
si kalliri.
Faqet ia pikturon
me mollë
të të ëmbëlsoj ty
si dje
agimit i troket në dritare
dhe bie të flejë.
Zgjohet paspak
ka harruar vargun e mesit
t’ia vë ylberin
rreth brezit.
Dhe ti zgjohesh
mrekullohesh
këndon si qershia.
Kështu është magjia
të bën pëllumb
në ballkon të mëngjesit.
Please follow and like us: