Albspirit

Media/News/Publishing

Dashnor Kokonozi: Sot u vra poeti ukrainas, Maksym Kryvtsov

  
Sot u vra poeti ukrainas Maksym Kryvtsov (1990 – Janar 2024).
Po sjell ketë foto të tijën ku ai ka dalë bashke me macen e tij, Tabby, që edhe ajo u vra bashke me të.
Kryvtsov shkroi poezi që kur ishte adoleshent të cilat fillimisht u botuan në koleksione bashkë me autorë të tjerë. Më pas doli me vëllime më vete, që tërhoqën vemëndjen e publikut.
Një nga librat e tij të fundit u cilësua si përmbledhja më e mirë poetikë nga PEN Ukraina.
Poezi të tijat u vunë në muzikë nga grupe të ndryshme muzikore të atdheut të tij.
Tabby-t të tij Maksimi i kishte kushtuar nje poezi që po e sjell me poshtë. (Interesant, poetët kanë patur tërhqje te veçante nga macet! Viens, mon beau chat sur mon cœur amoureux . Eja macja ime e bukur mbi zemrën time të dashuruar, shkruante Baudelaire)
Ginger Tabby im,
Kur e zë gjumi
shtrin ngadalë këmbët e përparme,
Endërron verën
ëndërron një shtëpi me tulla të padëmtuara
Sheh ëndrra me pula,
duke vrapuar nëpër oborr
Ëndërron fëmijët,
Helmeta më rrëshqet e bie në baltë,
Tabby zgjohet e sheh vëmëndshëm rrotull,
Njeh të vetët dhe bie sërish në gjumë.
Please follow and like us: