Ismet Hajrullahu: Vatikani shumë afër njohjes së Republikës së Kosovës
Lidhur me çështjen, se kur do e njohë Vatikani Republikën e Kosovës, deri më tani, nuk është folur për një datë të caktuar.
Megjithëse kanë kaluar shumë vite nga shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, ende nuk ka ardhur njohja nga Vatikani, por sinjalet pozitive nuk kanë munguar asnjeherë.
Gjithashtu, në Selinë e Shenjtë nuk kanë munguar as takimet e herëpasëhershme të Papës, apo të Sekretait të shtetit, me zyrtarë të lartë nga Kosova.
Mund të thuhet, se një nga arsyet që mund ta pengojë këtë njohje, është edhe roli shumë aktiv i diplomacisë serbe, i drejtueseve te lartë të saj dhe jo vetēm,për të penguar njohjen e Kosovës nga Vatikani.
Mendoj se raportet ndërmjet Vatikanin dhe Kosoves duhet të thellohen më shumë dhe diplomacia jonë duhet të tregohet shumë aktive për të rritur bashkëpunimin me Selinë e Shenjtē për të nxjerr nē pah vlerat dhe kontributin e shquar tē shqiptarëve ndër shekuj për mbrojtjen e civilizimit evropian.
Në këtē frymë, Kardinali Pietro Paroli, Sekretar i shetit të Vatikanit ka vizituar Kosovën. Kjo vizitë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ishte hera e parë që një sekretar i shtetit të Vatikanit ka vizituar Kosovën.
Gjatë qëndrimit të tij treditor në Kosovë ai ishte pjesë e disa aktiviteteve duke përfshirë edhe meshën e mbajtur në Prishtinë dhe Prizren.
Kjo vizitë është tregues i qartë i marrëdhënieve shumë të mira midis Kosovës e Vatikanit dhe një shpresë për një njohje sa më të shpejtë!
Shqiptarët ,në çdo periudhë historike kanë dhënë dhe po japim një kontribut të vyer nëmbrojtje të civilizimit evropian!