Sa Bedrije ka kjo Shqipëria jonë që nuk jetojnë vetëm në metropole
Elta Milori
Familje të kthyer në shpellë ujqërish, burra që ikin e emigrojnë, lënë gratë të përballen me jetën, të rrisin fëmijët, të përballen të vetme megjithë botën.
Sa Bedrije ka kjo Shqipëria jonë që nuk jetojnë vetëm në metropole, por dhe në zona rurale, punojnë, rrisin fëmijë, dhunohen nga familjet e burrave, nuk asistohen nga familjet e tyre, nga shoqëria, nga institucionet edhe pse denoncojnë.
Çfarë na mungon që urrehemi kaq shumë që mjafton një adresë false Tik-toku, Instagrami apo Facebook të shajmë e denigrojme gra, vajza, qofshin publike, të njohura, të panjohura, ku mund t’i vrasim kollaj me like e komente denigruese.
Legjislacioni ndërkombëtar penal, por edhe ai i brendshëm e përcakton mjaft qartë çfarë parashikohet dhe çfarë sanksionesh ka për krimet nëpërmjet internetit, ku përshihet edhe bullizimi dhe denigrimi nëpërmjet rrjeteve sociale.
Sa nuk është vonë institicionet por edhe e gjithë shoqëria të reagojnë pasi sot po del një problem imediat reagimi i saj.
I mbetet asaj kjo detyrë pasi institicionet dhe familja është tronditur aq shumë saqë do duan kohë të vijnë në ekuilibër.