Pëllumb Kulla: Gëzuar ditëlinden tënde, Bert Ndrenika!
Gëzuar, o artist i papërsëritshëm, o aktor i ëmbël, idhull i artdashësve të hapësirave shqiptare.
Eshtë një ditë e veçantë sot, për ne të dy. Kjo dita e dhjetë e janarit na ka sjellë në drite që të dyve! Por mua më solli dy vjet më parë se ty. Ti u vonove dhe unë nuk të prisja dot më!
Por ai janari yt na i paskesh prurjet më të mira, me cilësira më të larta. Do të kisha bërë mirë të të prisja. Mbase dhe unë do te isha bërë më i mire dhe më i talentuar. Si ty.
Fati është fat. Megjithatë, faleminderit fatit që në universitet na bëri bashkë shok klase dhe kaluam katër vite te paharruara.
Jetë të gjatë e të lumtur, Robert Ndrenika, me shendet e gaz në buzë! Qoftë e pavdekshme miqësia jonë dhe ajo e fëmijëve tanë.
Please follow and like us: