Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” të tërheq titullin “Doctor Hornoris Causa” që i ka dhënë Titos
Me shkas:
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” të tërheq titullin “Doctor Hornoris Causa” që i ka dhënë Titos
Ismet Hajrullahu
Pa dashur t’i rikthehem edhe njëherë temës së dënimit të krimeve të komunizmit, ishte gazeta Express qe me “provokoi” me një lajm për dhenien e titullit “Doctor Hornoris Causa” (1975 ) nga Universiteti i Prishtinës kryekriminelit Josip Broz Tito.
Edhe pse tani te gjithë e dimë se jan dy rezoluta të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Rezoluta 1096 (1996) ”Masat për të çrrenjosur trashigiminë e sistemeve totalitare komuniste” dhe Rezoluta 1481(2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, ne nuk kemi arritur t’i zbatojm këto rezoluta në Kosovë.
Nëse nuk kemi mundur t’i dënojmë krimet dhe gjenocidin për arsye nga më të ndryshmet, të paktën, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet ta tërheqi nderimin “Doctor Hornoris Causa”, që i është dhënë diktatorit dhe kryekrimielit, Josip Broz Tito, në vitin 1975.
Tërheqja e nderimit “Doctor Hornoris Causa” nga Universiteti I Prishtinës “Hasan Prishtina” do të duhej të bëhej për arsye se Tito është pergjegjës i drejtpërdrejtë për gjenocidin ndaj shqiptarëve, në Masakrën e Tivarit dhe të Drenicës në vitin 1945, aksionin e mbledhjes së armëve (1955-1966), si dhe dëbimin, dhunën, terrorin dhe vrasjet gjatë gjithë sundimit të tij në Kosovë.
Tërheqja e nderimit që i është dhënë Titos nga Universiteti i Prishtinës në vitin 1975 do të respektonte sadopak viktimat e krimeve të regjimit titist, si dhe familjet e tyre, si dhe do të ishte një shenjë mirënjohje për qëndresen e tyre ndaj sundimit jugosllav.
Ndryshe, do të kuptohet se në Kosovë ka një qëndresë të fortë ndaj përballjes me gjenocidin e regjimit vrastar të Jugosllavise titiste.