Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Koha e breshkave

Breshkat jetojnë ngadalë, marrin frymë ngadalë dhe madje vdesin ngadalë. Gjithçka kërkon shumë kohë për një breshkë.
Në ujë të ftohtë, një breshkë deti mund të mbajë frymën e saj për shtatë orë. Zemrat e tyre rrahin ngadalë. Gjatë një studimi, shkencëtërët u habitëm kur mësuam se sa ngadalë reagojnë breshkat ndaj ilaçeve. Shumë prej ilaçeve janë të padobishëm, sepse një qetësues që do të funksiononte te një gjitar brenda sekondave ose minutave, mund të marrë orë ose edhe ditë për të dhënë efekt te një breshkë.
Breshkat gjithashtu vdesin ngadalë – aq ngadalë sa një faqe interneti që këshillon pronarët e breshkave për kujdesjen e duhur, përfshin një video të titulluar “Si ta kuptoni nëse breshka juaj ka vdekur”. Trupi e breshkës është kaq i ndryshëm, saqë nuk mund ta gjykojmë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes sipas standardeve të gjitarëve.
Një artikull gazete i vitit 1957 tregon se zemra e një breshke e kapur nga një student kolegji në Mariana, Florida, vazhdoi të rrihte për pesë ditë pasi breshkës iu pre koka. Në eksperimentet në laborator, edhe kur janë plotësisht të privuar nga oksigjeni, truri i breshkës mund të vazhdojë të funksionojë për ditë të tëra. Për arsye të tilla, ata që kujdesen për këtë kafshë nuk deklarojnë kurrë një breshkë të vdekur derisa të zbulojnë erën e dekompozimit. Deri atëherë, për shkak të fuqive të mahnitshme shëruese të breshkave, ka gjithmonë shpresë. Por, ndërsa shërohen në mënyrë të jashtëzakonshme, breshkat shërohen ngadalë, dhe koha është ajo që kanë breshkat. Karakteristikat të ngjashe morale shihen te politikanët tanë që bien ngadalë, ringrihen ngadalë dhe nuk largonen kurrë nga pushteti edhe po të vdesin.
Please follow and like us: