Dalinë Arifi: Mysafir i panjohur
Sonte më vjen si mysafir i paftuar n’kujtime
Nuk di a të hapë derën e t’lejoj të futesh sërish
Apo, t’përhumbem në errin e natës së ftohtë
Zemra ka humbur dëshirën me t’përqafu
Shpirti u tha nga tradhtia jote
Vyshkur rrënjët e dashurisë
Tretun n’humnerë ndarjesh
Rrugë pa kthim…
Udhëtim nëpër heshtje
Harrue në natën e sotme
Mysafir i panjohurë për sytë e mi
Tretu nëpër vesë mengjesesh
Pa trëmbur zemër thy’s
Mirë se të na vish mysafir i panjohur për shpirtin tim!
Janar 2023, Prizren.
Please follow and like us: