Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Ambiciet e mëdha të egos fundosin kreativitetin e shpirtit 

Jeta është garë në të cilën kemi shumë konkurrentë që na sfidojnë për të arritur në caqet e caktuara. Konkurrenca është shumë e mirëseardhur sepse është një impuls për të na shtyer përpara dhe, aty i masim forcat tona me të tjerët, në mënyrë që ta pozicionojmë veten tonë në shoqëri. Kjo është ajo pjesa e garës së egos sonë, bie fjala duam të bëhemi profesor, doktor, arkitekt të shquar, të cilën mbase pas një periudhe të caktuar edhe e arrijmë, qoftë edhe deri te grada akademik shkencash.
Dhe diku kah pjesa e dytë e jetës fillojmë të ndjehemi bosh përbrenda vetes sonë sepse një jetë të tërë kemi realizuar vetëm kërkesat e egos. Asnjëherë nuk jemi marrë me anën shpirtërore bie fjala, ti bëjmë pyetje vetes “ooo shpirt çka po don? Ooo shpirt çka po të mungon”, në mënyrë që ta dëgjojmë zërin e brendshëm që është zëri i arsyes. Nëse biem në qetësi dhe e dëgjojmë zërin e arsyes, do ta kuptojmë që na paska ikur jeta shumë shpejtë dhe nuk e paskemi gëzuar siç kemi dashur.
Të dashurit e mi, në pjesën e dytë të jetës, merrni frenat e jetës në dorën tuaj dhe ngadalsoni ritmin e egos, në mënyrë që ta ulni stresin dhe t’i jepni hapsirë jetës shpirtërore. Merruni me çfarë do qoftë që ju bënë të lumtur, qoftë me hobi që e keni ëndërruar tërë jetën, qoftë me atë ide që nuk ju zë gjumi duke e ëndërruar se si ta realizoni. Kjo është ajo pjesa shirtërore e pa dëgjuar apo e injoruar nga ne. Ky është çelësi i lumturisë!
Aty ku flet shpirti flet dashuria, aty ku flet dashuria flet lumturia, e ku flet vet lumturia shërohen triliarda qeliza në trupin tonë. Filloni sot!
Please follow and like us: