Fritz Radovani: JO KOMUNIZEM! AI ASHT VETVRASJE E ATDHETARIZMIT!
Aty ku Toka e Atdheut nuk ka Atdhetarizem, ajo i ngjet një livadhi ku aty kullosin vetem bagtitë… E këta livadhe kryesisht banohen nga komunistat.
Në një livadh të këtillë po punohet që të kthehet dhe Shqipnia komuniste e pa Atdhe, pa Fe, pa familje dhe pa asgja njerzore dhe të vetdijshme!
Modelin na e sollen injorantët e Titos që në 1941, kur ia veshën per trup një terroristit gjinokastrit që edhe sot vazhdon me kenë “hero i popullit”, po se i cilit popull as sot nuk e dijnë as të adaptuemit fëmijtë e tij ilegal. Statuti i PPSh e percakton saktë se: “Kush është babai i fëmijve e di vetem Partia!”.
Ate që provoi Populi Shqiptar nga komunizmi sot, dihet botnisht se nuk e ka provue asnjë nga popujt e Europës moderne dhe as asaj primitive…
E mos harroni se s’ janë pak shtetet që dishrojnë “me na pa livadh lopësh”?
Shkatrrimi filloi nga shkollat fetare të qytetit vjeter të Shkodres. Vazhdoi në zonat fushore me “reformen agrare” dhe vazhdoi me “luften e kllasave” në gjithë Shqipninë, ku burgjet dhe hetuesit as sot nuk dihen të sakta! Dihet se vetem Shkodra kishte 26 hetuesi dhe burgje, po, sa të pushkatuem jo! Mbas vitit 1990 kemi mësue se në Shkoder seksioni i mbrendshem i sigurimit të Shtetit kishte edhe një ”Seksion katolik” i VETMI NĒ BOTĒ! E atëherë kur në Shkoder ishin mbushë këto hetuesi e burgje me intelektualë dhe klerikë që kishin studjue n’ Europen Përendimore, kishte marrë fund gjithshka.
Pikrisht njena prej qendrave të kulturës Përendimore ma të njohuna që aso kohe kishte Ballkani e, që ishte qyteti i Shkodres, kishte perfundue nder ato zona komuniste ku vetem ndigjoheshin virrmat e njerzve të masakruem dhe familjarët e tyne, tue vrapue me sofratasa në dorë, me ju çue ushqime e ndrresa të masakremve nder hetuesi e burgje. Bibliotekat e librave të tyne kishin perfundue në Pazarin e vjeter të Shkodres, ku mbasi i seleksiononin “intelektualët e sigurimit shtetit” Jup Kastrati me shokë, pjesa ma e madhe e tyne pervetsohej nga hajdutët jugosllavë, ndersa pjesa tjeter digjeshin. E sa mund t’ ishte numri i atyne bibliotekave kur Shkodra kishte mbi 100 e sa intelektualë e, ma shumë se 100 shtëpi Klerikësh të besimeve t’ ndryshme.
Sot kujtoj vetem podrumin e Muzet të Shtetit, tek zjarrfiksat të mbushun me libra, po perfundimin e tyne asht vështirë me e dijtë na. Jam i sigurtë se fundin e atyne librave nuk e ka dijtë as drejtori i Muzeut Vasil Llazari! Më ka pasë tregue drejtori i shkollës “10 Vjetori” Gasper Bicaj, sesi kur ishte në Koplik në 1946, një makinës që po shkonte në Jugosllavi i kishte ra në rrugë një valixhe me libra e dorshkrime të At Gjergj Fishtës dhe t’ At Shtjefen Gjeçovit, dhe pa kalue 10 minuta, kishin mërrijtë hajdutët e sigurimit…
E kishin marrë valixhen dhe kishin ikë per Jugosllavi. Sot nga ata libra që kishte asokohe Biblioteka Françeskane, nuk besoj se ka në Shqipni asnjë!
Ndersa per dorshkrime as nuk bahet fjalë. U vodhën të gjitha!! Kjo ngjet mbi parimet bazë të komunizmit ekstrem që po zbaton Shqipnia ateiste.
Në këte 80 vjeçarë të shkatrrimit të plotë të Shqipnisë komuniste duhet të nxjerrim mësime dhe kryesisht në rrugen pa krye që ka zgjedhë qeverisja e sotme antinjerzore komuniste në Shqipni. “Njeriu ynë i ri” i paisun me disa nga cilësitë ma të urrejtuna per shoqninë njerzore tek njeriu tue fillue nga ateizmi, spijunlleku, hajdutnia e theksueme deri tek kryeministri, veshja e qeveritarve me kostumin e imoralitetit e deri tek veset ma antinjerzore të tyne që kerkohen me u trashigue dhe mundësisht, me zevendsue virtytet e pakrahasueshme të Popullit Shqiptar që themelin e kishin persa shekuj në: “Besë, Burrni dhe Bujari”, virtyte të pakrahasueshme edhe sot me fqinjët.
Jemi në pragun e një shkombtarizimi të panjohun deri sot në Ballkan, dhe kryesisht nga qeverisja tradhëtare e “rilindjes komuniste” në Shqipni!
Vepra ma e shemtueme e kësaj qeverisje deri sot asht lufta disa vjeçare e komunistave per shkatrrimin e Opozitës Shqiptare, pa asnjë mbrojtje dhe pa asnjë mështetje nga shtetet Europjane dhe ato të NATO-s. – Jeni tue gabue randë miqë tëPopullit Shqiptar! Shqipninë nuk e keni formue ju!
Dhe, as nuk e keni ndihmue asnjëherë kenjen e Popullit e Tokës Shqiptare! Ju, po nga 1913 vetem keni punue me e coptue dhe me shfarosë Popullin e Shqipnisë Veriut,tue fillue nga Alpet e Veriut e deri tek lumi Shkumbin! E këte e vertetojnë ma së miri të gjitha marrveshjet e mëshefta tradhëtare nga Ahmet Zogu e deri tek Edi Rama, nga të gjithë drejtuesit e pabesë që e kanë drejtue dhe po e drejtojnë Popullin rrezikzi Shqiptar! Koha ma e “sigurta” asht kenë dhe mbetet periudha e okupacionit të Shqipnisë nga të huejtë!
E kjo lidhet me njohjen e tyne të Trojeve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.
Asnjëherë Shqipnia mbas okupacionit turk, nuk ka kenë nxitëse lufte!
Fatkeqësisht lidhjet me sllav dhe “siguria e tyne komuniste mbas vitit 1941” asht fatkeqsia ma e madhe e mbrapambetjs së Shqipnisë sotme me vendet e pa zhvillueme të Ballkanit dhe t’ Europës.
Ja pra, këto pasoja na sollen lidhjet me vendet komuniste, vendet ma pak të zhvillueme të Botës! E kjo lidhje po shkombtarizon Atdheun tonë!
Ndonse, sot Emnit të Gjergj Kastriotit i rrin mbrojtje edhe Nana e Madhe e mbarë njerzimit: Nanë Tereza e Shkupit! Rreziku asht i perditëshem!
Mos harroni se nuk ka asnjë Popull në Botë “pa gjak Rinije”!
E tradhëtarët e Atdheut kerkojnë me shpartallue Shqipninë e sotme me komunizem! E tmerrshme! E deri kur do të vazhdojnë kjo luftë barbare?!
Ndoshta, moshat tona nuk do ta shohin disfaten komuniste, po ajo ishte dhe asht e perjetëshme, se “komunizmi antinjerzorë do të shembet!!”
Atdheu i Kastriotit dhe i Nanë Terezes, asht la me Gjakun e sa Martirëve të Fesë dhe t’ Atdheut, nen diktaturen komuniste të pashoqe n’ Europë…
AI NJĒ DITĒ, DO TĒ TRIUMFOJNĒ MBI TRADHĒTARĒT KOMUNISTA!
RRNOFTĒ SHQIPNIA E LIRĒ EUROPJANE!
Melbourne, 13 Janar 2024.