Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Trosha dashurie

Mos më thuaj se më ke parë
Mos më thuaj se për mua s’ke mall,
Mos thuaj që mua dashuri më dhurove
Mos thuaj as një fjalë,
Se shkëmbin e gjëmtove.
Mos thuaj asnjë gjë se muret kanë vesh
Nuk dua ti lëmë fjalët amanet,
Se dashuria është për ta përjetuar në këtë jetë
Po se përjetove do ta mallkosh gurë për gurë ngado që do shkel.
Kjo jetë e bukur sa shpejt do ikë
Sa pak kujtime të bukura do t’i revokojmë një ditë,
Pse e mban dashurin të fshehur?
Ajo e lumturon shpirtin dhe zemrën e mekur.
Puhi e dashurisë porsi flladi miklon
A se ke provuar kurr ta dish sa përvëlon,
Përvëlon dhe djeg në heshtje
Kur nuk e nxjerr jashtë
E fundos deri në vdekje.
E para se t’i mbyllësh sytë
Do të kesh dëshirë të kthehesh,
Ta përjetosh një minutë nga dashuria e heshtur.
Mos e le të heshtur se do e mallkosh veten
Se shpirti kërkon ushqim,
E ke lënë të uritur tërë jetën.
E çka ka të tregoj shpirti
Kur të shkon në atë botë?
Më ka ushqyer me dromca buke
Dhe thërmija plot.
A mbahet gjallë shpirti me trosha të bukës
Duke pas afër vehtes parajsën më të lumtur!
15 korrik 2021.
Please follow and like us: