Albspirit

Media/News/Publishing

Hovenier: Askush të mos e mohojë atë që ka ndodhur në Reçak

Prishtinë, 15 janar 2024 – Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet të harrojë dhe të mohojë Masakrën e Reçakut.

Në një postim në Twitter, ambasadori Hovenier ka shkruar gjithashtu se askush nuk duhet të mohojë e as të harrojë përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës.

Hovenier ka thënë se ai e mban mend mirë ditën kur ka ndodhur kjo masakër.

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo të mohojë atë që ka ndodhur në Reçak apo përse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar ai.

Please follow and like us: