KOLEGJI AAB NDEROHET ME MIRËNJOHJE NGA FEDERATATA E SPORTEVE UNIVERSITARE E KOSOVËS
11 Janar 2024

Kolegji AAB është nderuar me mirënjohje nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, duke qenë institucioni i vetëm i arsimit të lartë jopublik në Kosovë që ishte i pranishëm.
Kjo mirënjohje u dha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistët dhe partnerët e sportit universitar për vitin 2023.
Rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa pranoi mirënjohjen me motivacion kontributin e dhënë për sportin universitar duke promovuar aktivitetet sportive në mesin e studentëve.
Please follow and like us: