Selaudin Guma: O LUZAT, VENDLINDJA IME
Si plisat e kosovarëve
Dhe takiet myzeqare
Qylafët me maja labe
Janë dhe kokojkat e maleve.
Shih Shëndëllinë përballë
Dhe Golikun kryelartë
Përballë gjithçka me pallçinë
Buza e Bredhit, mal i lartë.
O Luzat, vendlindja ime
Kodra, male edhe pyje
Ujë kristal me plot burime
Mbushur dashuri, kujtime.
Ne u lindëm dhe u rritëm
Në gjirin tënd u formuam
Rroba grisur, të mardhuar
Zbathur, këmbë përvëluar.
Veçse ne të kemi njohur
Në çdo skutë, në çdo kodër
Kodra, fusha edhe brigje
Përfshi dhe Hoset e Gjyle.
Ti je vendlindja ime
Aty ku rritet kaprolli
Ku lulëzon graovina
Lule, aromë trëndelina.
Please follow and like us: