Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Muharremi Beja: NUK VDESIN POETËT

 

Këngë e pavdekshme janë fjalët e gdhendura

Pëshpëritur në ajër aq ëmbël si melodi

Zëri i tyre ndihet heshtjes së mungesës

Shkrirë borës, shpirti, pafund harmoni.

 

Në zemrën e lexuesit mbetur përherë gjallë

Trashëgimi që ëndrrat, ndjenjat t’i shkund

Nuk vdesin poetët rrojnë vargjeve pas lënë

Epitafi i tyre shkruhet qiellit të pafund.

 

Poetët, vdesin vetëm për t’u ringjallur

Lirikave mbetur librit të përjetësisë

Si yje ndriçojnë nën kupën e qiellit

Vizionet e lëna dhe gjurmët e dashurisë.

 

Ndërthuren mistereve të botës së përtejme

Shpirti poetik shkëlqen në çdo krijim

Nën harkun e qiellit, vargu, fjala tretet

Jehona e poezive, këtu tek ne mbërrin.

 

Jo jo, nuk vdesin poetët!

Shpirti i tyre do të mbretërojë përherë mbi tokë.

Përmes gjurmëve të ndritura lënë rrugës pa kthim.

Errësirës që rrethon këtë botë…

Please follow and like us: