Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Pse është e rêndësishme të ushqehesh shëndetshëm?!

Të ushqehesh shëndetshëm nuk do të thotë të privosh veten nga ushqimet që pëlqen apo të kesh një strategji strikte të të ushqyerit. Ushqyerja e shëndetshme lidhet me një gjendje të mirë psikologjike, fizike dhe plot energji të organizmit tonë.

Mjafton të kesh njohuri mbi bazat e të ushqyerit duke i ndërthurur ato në një mënyrë funksionale për organizmin tuaj.

Zgjidhni ushqimet që përmirësojnë shëndetin dhe shmangni ushqimet që rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, kancerit apo diabetit.

Ruani një balancë në mes të kalorive që merrni dhe atyre që harxhohen – pra mos konsumoni më shumë ushqim se sa i duhet trupit tuaj. Sasia mesatare e rekomanduar është rreth 1800-2000 kalori, por kjo varet nga mosha, gjinia, gjatësia, pesha dhe aktiviteti fizik i juaj. Të ushqehesh shëndetshëm do të thotë të konsumoni larmishmëri zgjedhjesh ushqimore.

Të jesh i shëndetshëm nuk do të thotë mungesa e sëmundjes. Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur dhe pa harruar një stil jetese të shëndetshëm. Aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme dhe shmangia e stresit janë baza e një mirëqënie të organizmit.

Të ushqehesh shēndetshëm do të thotë që një njeri duhet të marri lëndë ushqyese që të funksionojë regullisht. Kur ushqimi kalon në aparatin tretës, trupi përdor lëndët ushqyese që janë në ushqim. Tretja fillon me coptimin e ushqimit në gojë nga dhëmbët, kalon në stomak ku përzihet me lëngun e stomakut dhe copëtohet më tej. Pasi ushqimi ka qëndruar për një farë kohe në stomak, kalon në zorrë, ku lëndët ushqyese thithen.

Prej këtej lëndët ushqyese kalojnë në gjak dhe transportohen me anë të gjakut atje ku trupi ka nevojë për ato. Nëse marrim shumë energji ajo depozitohet si dhjam i cili na jep peshê dhe volum të tepërt, gjë që bën që organizmi të mbingarkohet, organet të sforcohen etj. Dhe pse nuk je i shëndoshë mund të jetosh jo shëndetshëm. Arsyeja mund të jetë kur ha gjëra që nuk duhet.

Please follow and like us: