Elta Milori: Lajmi i sotëm ishte një tmerr!
Edhe mjek kirurg ku besohen fatet e shëndetit të njerëzve, edhe besimtar musliman ku kurani si libër i shenjtë duhej të ishte udhërrëfuesi i moralit të mirë, respektit mbi familjen e shumë e shumë parimeve të larta njerëzore, edhe me 3 gra që mbase nuk mund të ishin realisht gra sipas besimit musliman por bashkëpunëtore në tmerrin dhe shkatërrimin që po i bënin një minoreneje, edhe pedofil që abuzonte me një fëmijë dhe për më tepër një kriminel abuzues në bashkëpunim me një grup kriminal.
Ky ishte psikopati pedofil i fundit që na tmerroi sot me atë abuzim, për më tepër abuzim për të cilin drejtësia duhet të japi një dënim shembullor.
Këto janë problemet e kohëve ku jetojmë, ku prindi nuk di se çfarë bën fëmija, kur mësuesit me indiferencën maksimale nuk njoftojnë prindërit minimalisht e për më tepër organet kompetente për këtë punë, ku nuk funksionojnë as psikologë e askushi për të marrë në konsideratë këto fenomene.
Një mjek që duhet të kaloj 1000 teste psikoshëndetësore, ku duhet të kalojë në filtrin e Urdhrit të Mjekut e një sërë hallkash para se të veshi bluzën e bardhë e të mari bisturinë në dorë… Turp.
Zgjidhje vetgjyqësie e përfundime tragiike, lajme e ushqim për mediat, lot krokodili e çudia e 3 ditëve përfundon gjithçka.
QUO VADIS!