Albspirit

Media/News/Publishing

Embro Zholi: Vendlindjes

 

Poshtë këmbëve të tua gurgullon një lumë

Fytyra të skuqet në majëmale nga agimet

Rrënjët e tua të thella natyrisht

Të ëmbla, të thjeshta, të bardha gëzimet.

 

Tri herë të dogjën dushmanët e huaj

Tri paja nusesh të bukura Plesat

Tri breza fëmijësh do të të çonin më tutje

Ky brez të ngiti lart e më lart.

 

Ky të ngriti e të pwrtwriu

Rininë që në shekuj e mbajte si flakë

Ja si ngre supet krenar

Që të mos vdisje rilinde prapë.

 

Shpresoj se të erdhi epopeja e luftës

Ajo që të jep krahë e të ngre në qiell

Gëzimet e tua s’i ka kush tjetër

Të bardha, të thjeshta, të zjarrta si diell.

Please follow and like us: