HAPET THIRRJA PËR PJESËMARRJE NË JAVËN NDËRKOMBËTARE NGA UNIVERSITETI CAEN NË NORMANDI
Universiteti i Caen në Normandi të Francës ka shpallur të hapur thirrjen për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare e cila do mbahet nga data 8-12 prill 2024, si pjesë e programit Erasmus+, ku do mirëpriten përfaqësues të stafit të Kolegjit AAB në Ditët e Partneritetit, për të takuar partnerët aktual dhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit me partnerë të tjerë.
Java përfshin takime, prezantime dhe seminare, ndërsa të drejtë aplikimi kanë këto fakultete: Fakulteti i Komunikimit Masiv, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Juridikut, Fakulteti i Gjuhës Angleze, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.
Kjo javë ndërkombëtare nënkupton gjetjen e partnerëve për projekte të ardhshme bashkëpunimi, caktimin e takimeve si vazhdimësi e përpilimit të projekteve të reja dhe ndarjen e përvojës me kolegët.
Për këtë javë nga Kolegji AAB do të caktohet nga një profesori fakulteteve të lartpërmendura, pra 4 përfaqësues nga institucioni.
Linku për aplikim: klikoni këtu, ndërsa afati për aplikim është deri me 31 janar 2024.
Rezultati i të përzgjedhurve do të publikohet me datën 1 shkurt 2024, të cilët më pas kanë afat deri me 10 shkurt ta bëjnë regjistrimin në këtë link.