Ismet Hajrullahu: Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, strateg dhe diplomat
Përpjekjet për deformimimin e historiografisë shqiptare
Në një polimikë të botuar në Telegragraf, Milazim Krasniqi , ish- themelues i partisë “Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim”, ka deklaruar se “Skenderbeu, pas kthimit në Krujë i dha myslimanëve shqiptarë të zgjidhnin në mes të krishterimit, ose vdekjes ,dhe se shumica e tyre, që refuzuan të braktisin besimin islam , i masakroi pa mëshirë”.
Deklarata e tij ishte pjesë e një debati më të gjërë dhe nuk është mbështetur nga burime historike të verifikuara.
Por duhet të theksojmë, se historia mund të jetë e komplikuar dhe e ndërlikuar, dhe interpretimet e saj mund të ndryshojnë në varësi të pikepamjeve dhe kontekstit.
Nje gjë është mëse e sigurtë, pasi burime të shumta në arkivat e vendeve perendimore, Vatikanit veçanërisht, spikasin Gjergj Kastriotin si një strateg me aftësi të shquara ushtarake për rezistencën e tij stoike kundër Perandorise Osmane, e aspak për konfliktet fetare.
Por në të njëjtën frymë, ka pasur disa intelektualë si shqiptarë apo të huaj të cilët e kanë kritikuar Skënderbeun. Ja disa prej tyre:
Oliver Jens Schmit: Historiani zviceran ka shkruar një monografi për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, ku ai ka shfaqur disa pikëpamje të tij. Sipas Shmitit, Skënderbeu nuk ishte një hero kombëtar, por një “komit malësor”.
Gjithashtu publicisti Fatos Lubonja ka kritikuar vlerësimin pozitiv të veprimtarisë së Skënderbeut nga historiografia shqiptare gjate periudhës komuniste. Sipas Lubonjës, lufta e Skënderbeut nuk ishte një epope, por një luftë e zakonshme e malësorëve shqiptarë kundër dhunës perandorake të sulltanëve osmanë.
Por realiteti historik e faktik është e kundërta e të apostrofuarve, sepse Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu, është figura më e ndritur në historinë shqiptare dhe ka lënë një ndikim të thellë në kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Ai luftoi kundër Perandorisë Osmane, një fuqi e madhe ushtarake dhe politike e kohës dhe arriti të mbajë Shqiperinë tē lirē për 25 vjet. Kjo është një arritje e madhe dhe jo thjesht veprimtari e një “komiti malësor”.
Lufta e Skenderbeut nuk ishte një luftē e zakonshme e malësorëve shqiptarë kundër dhunës perandorake të sulltanëve osmanë. Ai arriti të unifikojë principatatat e vogla shqiptare dhe siguroi mbështetjen e fuqive të mëdha europiane. Kjo tregon aftësitë e tij si njē udhëheqës strateg , diplomat e vizionar.
Në lidhje me pretendimin se ‘Skënderbeu i dha myslimanëve shqiptarë të zgjedhnin në mes krishterimit ose vdekjes dhe se shumica e tyre refuzuan ta braktisnin besimin islam dhe se ai i masakroi pa mëshirë,’ nuk ka burime historike të verifikuara të cilat e mbështesin këtë pikpamje anti -shqiptare.
Lufta e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ishte një luftë kundër pushtimit osman, e jo kundër myslimanëve si një grup fetar.
Madhështia e Gjergj Kastriotit, nuk ka krahasim me asnjë nga figurat më të ndritura te Europës. Aq sa Sulltan Mehmeti II-të kishte deklaruar “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”.
Please follow and like us: