Albspirit

Media/News/Publishing

Oliver Avramoski emërohet drejtor i IUCN ECARO në kohën që zyra shënon 20 vjetorin e saj


Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO) ka emëruar Oliver Avramoskin si Drejtorin e ri Rajonal. Avramoski e merr këtë rol në një kohë të rëndësishme, që përkon me 20 vjetorin e themelimit të zyrës së IUCN ECARO në Beograd, Serbi.
Me mbi tre dekada ekspertizë dinamike dhe strategjike në fushën e ruajtjes, Avramoski sjell një përvojë të pasur të provuar dhe një përkushtim të palëkundur për zhvillimin e qëndrueshëm. Formimi i tij akademik përfshin shkencat mjedisore dhe qeverisjen, konservimin, biologjinë dhe ekologjinë dhe shkencat politike. Ekspertiza e Avramoskit ka qenë me ndikim në nxitjen e ndryshimeve pozitive nëpër sektorë të ndryshëm.
“Oliver sjell në këtë rol një përvojë të pasur dhe një angazhim të thellë për ruajtjen e natyrës. E mirëpres shumë emërimin e tij dhe kam besim se nën drejtimin e tij, IUCN-ja do të vazhdojë të nxisë ndryshime pozitive për natyrën dhe njerëzit në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Ne presim me padurim arritjet e ardhshme në rajon, duke punuar krah për krah me anëtarët dhe partnerët tanë,” u shpreh Dr Grethel Aguilar, Drejtore e Përgjithshme e IUCN-së. Avramoski kthehet në IUCN ECARO pasi shërbeu si Koordinator i Programit për Zonat e Mbrojtura nga viti 2015 deri në vitin 2018. Ai pason Boris Erg, i cili pas tetë vitesh shërbim të lavdërueshëm, merr një pozicion të ri si Drejtor i Zyrës Rajonale Evropiane të IUCN-së.
“Jam i nderuar të drejtoj IUCN ECARO në kapitullin e saj të ardhshëm dhe të përqafoj pozicionin drejtues pasi zyra shënon 20 vjet punë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajon. Mezi pres të shfrytëzoj ekspertizën tonë kolektive për të nxitur nisma me ndikim në sektorin e ruajtjes, për të nxitur partneritete dhe për të trajtuar sfidat e ngutshme mjedisore në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore”, theksoi Avramoski .
Kariera e Avramoskit përfshin pozicionin e tij si Koordinator i Lartë i Granteve në Trustin për Natyrën Prespë Ohër (PONT), ku ai demonstroi aftësi të jashtëzakonshme drejtuese dhe kordinuese, duke kontribuar në përpjekjet e ruajtjes në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Përpara emërimit të tij më të ri, Avramoski shërbeu si kreu i Departamentit të Ruajtjes së Natyrës në Parkun Kombëtar të Galiçicës, duke drejtuar nismat e monitorimit të biodiversitetit dhe ekipet e rojeve pyjore për të mbrojtur ekosistemet. Trajektorja e karrierës së tij përfshin gjithashtu role kyçe në një sërë projektesh të ruajtjes, duke shfaqur angazhimin e tij të palëkundur në administrimin e mjedisit dhe praktikave të qëndrueshme.
Avramoski ka një doktoraturë dhe një diplomë master në shkencat dhe politikat mjedisore nga Universiteti i Evropës Qendrore. Ai gjithashtu fitoi një diplomë master në biologji dhe një diplomë bachelor në bioinxhinieri nga Universiteti i Shenjtorëve Kiril dhe Metodi në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Rreth IUCN-së
IUCN-ja është një Union me anëtarësim i përbërë në mënyrë unike si nga organaizatat qeveritare ashtu edhe nga ato të shoqërisë civile. Ai u ofron organizatave publike, private dhe joqeveritare njohuritë dhe mjetet që mundësojnë zhvillimin e përbashkët të përparimit njerëzor, zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së natyrës. IUCN-ja u krijua në vitin 1948 dhe tashmë është rrjeti mjedisor më i madh dhe më i larmishëm në botë, duke shfrytëzuar njohuritë, burimet dhe pjesëmarrjen e më shumë se 1,400 organizatave anëtare dhe rreth 15,000 ekspertëve. Ai është ofruesi kryesor i të dhënave, vlerësimeve dhe analizave të ruajtjes. Anëtarësimi i gjerë i tij i mundëson IUCN-së të përmbushë rolin e inkubatorit dhe depozituesit të besuar të praktikave, mjeteve dhe standardeve më të mira ndërkombëtare.
IUCN-ja ofron një hapësirë neutrale në të cilën palë të ndryshme të interesit, duke përfshirë qeveritë, OJQ-të, shkencëtarët, bizneset, komunitetet vendore, organizatat e popujve indigjenë dhe të tjerë mund të punojnë së bashku për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje për sfidat mjedisore dhe për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm. Duke punuar me shumë partnerë dhe mbështetës, IUCN-ja zbaton një paketë të gjerë dhe të larmishme projektesh të ruajtjes në mbarë botën. Duke kombinuar shkencën më të fundit me njohuritë tradicionale të komuniteteve vendore, këto projekte ndihmojnë në rikthimin e humbjes së habitatit, restaurimin e ekosistemeve dhe përmirësimin e mirëqenies së njeriut.
Zyra Rajonale e IUCN-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (IUCN ECARO) u krijua në 2015 me synimin për të mbështetur elektoratin e IUCN-së dhe zbatimin e Programit të IUCN-së në shumicën e vendeve të Rajonit Statutor të IUCN-së në Evropën Lindore, Azinë Veriore dhe Qendrore. Në përpjekje për të kontribuar për një të ardhme më të qëndrueshme për këtë rajon, IUCN ECARO përqëndron punën e saj në qeverisjen e mirë, mbrojtjen afatgjatë të biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Zyra është e vendosur në Beograd, Serbi dhe fillimisht u krijua si Zyra e Programit të IUCN-së për Evropën Juglindore (IUCN SEE) në 2004.

Për më shumë informacion ose për të organizuar intervista, ju lutemi kontaktoni:
Vesna Bjedov, Zyra Rajonale e IUCN-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO) – Tel: + 381 63 358 345, Email:
vesna.bjedov@iucn.org

Please follow and like us: