Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Kadiu: È morto Gigi Riva, il tigro sardo…

Pele me Gigi Rivën

 

LUIGI (GIGI) RIVA (7 Nëntor 1944 – 22 Janar 2024)

Adio “Rombo di Tuono”, l’attaccante più coraggioso che l’Italia abbia mai avuto!

Padyshim një nga futbollistët italianë më të mëdhenj të të gjithë kohërave…

Sipas Sandro Mazzolës, shokut të tij në përfaqësuese: “Riva është një nga mëe të mirët…  nëse jo është sulmuesi më i mirë që kam parë”.

Një sulmues potent, luftarak dhe konkludues klasi përpara portës…

■ Lindi në Leggiuno (qytezë e vogël në provincën e Varezës) në një familje të varfër, 7 nëntor 1944. Mbeti jetim (pas vdekjes së të atit) në moshën 9 vjecare.

■ Në total Riva ka shënuar 248 gola gjatë gjithë karrierës së tij në 439 ndeshje të luajtura.

■ Në rradhët e Cagliarit ka luajtur 315 ndeshje duke shënuar 164 gola (nga të cilat 156 gola në 289 ndeshje në Serie A).

■ Në rang klubesh ka shënuar 213 gola në 397 ndeshje.

■ Me ekipin përfaqësues ka luajtur 42 ndeshje (35 gola). Mbetet shënuesi më i mirë i përfaqësueses italiane.

■ Me Cagliarin luajti 13 sezone ku kulmin e ka arritur me fitoren e kampionatit të sezonit 1969-1970.

Ky është titulli i vetëm i fituar nga klubi ishullor.

■ Debutoi në moshë të re me Legnano në Serie C.

■ Presidenti i Cagliarit Enrico Roca e tërheq në Sardenjë për një shumë të majme prej 37 milionë liretash…

Pastaj historia e Rivës në futbollin dihet…

■ Debuton me Cagliarin më 13 shtator 1964 në një hubje 1-2 kundër Romës. Gjatë atij sezoni shënon 9 gola ne 32 ndeshje dhe ndihmon Cagliarin për të zënë vendin e gjashtë në fund të kampionatit.

■ Në vitin 1967 është shënuesi më i mirë i Serie A me 18 gola.

■ Rreth tij krijohet një ekip me talente të spikatura të futbolli italian si Enrico Albertosi, Roberto Boninsegna, Ricciotti Greatti, Comunardo Niccolai, Mario Martiradonna, Mario Brugnera, Pierluigi Cera dhe Nené.

■ Në sezonin 1969-1970 vijnë Angelo Domenghini dhe Sergio Gori… largohet Boninsegna dhe Cagliari shpallet kampion i Italisë.

■ Shpallet edhe dy herë të tjera shënuesi më i mirë i Serie A (1968-1969 dhe 1969-1970).

■ Del i dyti në Ballon d’Or 1969 pas Riverës dhe i treti në vitin 1970 pas Gerd Muller dhe Bobby Moore.

■ Kampion i Evropës me Italinë në vitin 1968.

■ Nënkampion i Botës në Kupën e Botës 1970.

■ Largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur në vitin 1978 (por ndeshjen e fundit e ka luajtur në vitin 1976).

■ Gjatë gjithë karrierës mbeti besnik i Cagliarit duke refuzuar të gjitha ofertat e klubeve më të pasura italiane.

■ Në vitin 2005, Cagliari për nder të tij e tërhoqi fanellën me nr.11…

■ Debutoi me ekipin përfaqesues në një ndeshje miqësore kundër Hungarisë (1-2) më 27 qershor 1965, ku u fut si zëvendësues i Ezio Pascuttit në minutën e tetë.  Ishte hera e parë që një lojtar i Cagliarit liante me përfaqësues italiane…

■ Golin e parë me përfaqësuesen e ka shënuar më 1 nëntor 1967 kundër Qipros në një ndeshje për eleminatoret e Evropianit 1968.

■ Ndeshjen e fundit me përfaqësuesen italiane e luajti më 19 qershor 1974 kundër Argjentinës (1-1) në Kupën e Botës 1974.

Please follow and like us: